• |
ide | kryesore

Autonomi për serbët? Reagon qeveria e Kosovës: Nuk kemi pranuar asgjë të tillë

Arkiva, Lajme, Të fundit
kosoves



Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se nuk është pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie për serbët. “Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës”.

Ishte ish-kryeministri Avdullah Hoti që shpërndau një lajm të publikuar ditë më parë nga media amerikane “Fox News”, ku mes tjerash thuhet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi, kërkoi njohjen “de facto” dhe autonomi për serbët e veriut. Hoti ka kërkuar reagimin e kryeministrit Kurti dhe të presidentes Osmani duke shkruar se nëse kjo s’është e vërtetë, Osmani e Kurti duhet ta përgënjeshtrojnë.

Zëdhënësi i qeverisë i tha RTK-së se për momentin është e paqartë nëse lajmi në median amerikane i referohet një citati të drejtpërdrejtë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vetë mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen.

“Ajo ç’ka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës” – ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Von Der Layen nje qelbesire komuniste. Se si paska akoma njerez qe vqzhdojne perkahin BE nje zot e merr vesh.

    1. Mos kerce me presh ne by_he or ti voc .
      Eshte thjesht nje lajm ne gazeten me te pabesueshme ( fox news) ne Amerik.
      Ai qe e ka shkruar lajmin as qe e di se ku ndodhet shqiperia.
      Un habitem se si Fox News ka kohe te merret me Shqiperin tani . Gati 90% te lajmeve te tanishme jane per cifutet, hamasin, trumpin dhe emigrantet. Po ti shikosh ( vetem nje here) lajmet e tyre, nuk i shion me pastaj.
      Eshte stacioni televiziv me extremist ( i djathte) qe ka US. Po te shikosh se sa ‘fake news’ shperndan cdo dite per interes te vet, do habitesh.

  2. ata nuk dinë ç’të bëjnë me jetën e tyre që u ka ikur 32 vite kot pas këtij njeriu fals, që i u është shitur për i ndershëm dhe po gjykohet për 17 kulla, (të tetëmbëdhjetën e ka në proces), u është shitur trim e shkon si lepur, u është shitur burrë shteti dhe sillet si anëtar i Intifadës, u është shitur si i paprekshëm dhe përgjërohet gjithë ditën mos ta marrin as në pyetje.

    Pikëpyetja e vetme është se çfarë ndodh me këta njerëz po shkoi.

    1. Ate qe po beni ju qe i shkoni pas Rames.
      Hajduteri hesapi, por ai para e ju pas.

      Per kullat mesa marrim vesh shqip po gjykohet dhendri.

  3. Mos kerce me presh ne by_he or ti voc .
    Eshte thjesht nje lajm ne gazeten me te pabesueshme ( fox news) ne Amerik.
    Ai qe e ka shkruar lajmin as qe e di se ku ndodhet shqiperia.
    Un habitem se si Fox News ka kohe te merret me Shqiperin tani . Gati 90% te lajmeve te tanishme jane per cifutet, hamasin, trumpin dhe emigrantet. Po ti shikosh ( vetem nje here) lajmet e tyre, nuk i shion me pastaj.
    Eshte stacioni televiziv me extremist ( i djathte) qe ka US. Po te shikosh se sa ‘fake news’ shperndan cdo dite per interes te vet, do habitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *