• |
ide | kryesore

Mbytet një varkë me emigrantë në Kanalin Anglez, dyshohet për viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet në Britaninë e Madhe po përgatiten për një numër të madh viktimash në Kanalin Anglez. E tërë kjo vjen pasi një varkë e vogël emigrantësh është mbytur në orët e para të mëngjesit në Kanalin anglez pranë Kentit. Tashmë ka nisur edhe një operacion për kërkime nga ajri për trupa të pajetë dhe për të mbijetuar. Gomonja me emigrantë mësohet se u fut në vështirësi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo u ça dhe u mbyt.

Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Një anije peshkimi ishte gjithashtu në zonë për të ndihmuar në operacion. Gjithashtu u përfshi në operacion esdhe Marina Franceze. Qeveria tha se ishte në dijeni të incidentit dhe agjencitë po mbështesnin një përgjigje të koordinuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *