• |
ide | kryesore

“Le Monde”: Albin Kurti po i nervozon partnerët perendimorë

-Instant, Arkiva, Kryesore
Albin Kurti le monde



Gazeta prestigjoze franceze “Le Monde” ka parë një ndryshim të akstit të politikës së jashtme të Kosovës karshi aleatëve të saj perendimorë. Në një analizë të gjatë, që zë një vend ballor në faqen e saj të katërt, e përditshmja e lexuar nga Lapsi.al, duke analizuar tensionet e fundit në Veri të Mitrovicës, vëren se sjellja e Albin Kurtit po i acaron diplomatët që merren me Prishtinën.

“Nëse pala serbe nuk mund të shfajësohet për përdorimin e retorikës luftënxitëse, burimi i tensioneve këtë radhë duhet kërkuar në Prishtinë. Që nga fillimi i vitit 2022, kryeministri aktual nacionalisti i majtë albanofon, Albin Kurti, po shton aksionet në Mitrovicën e Veriut, qoftë edhe me çmimin e prishjes së me status quo-së, të preferuar deri më tash nga evropianët dhe amerikanët”, shkruan korrespondenti nga Viena Jean-Baptiste Chastand.

Në artikull, esencën e të cilit Lapsi.al po e sjell të përmbledhur, thuhet se ka një lloj ndryshimi nga politika e mëparshme e bindjes pa kushte ndaj ambasadave perendimore. “Në Kosovë, kur krizat politike marrin zjarr, mjaftojnë protestat apo mesazhet e mirëmenduara nga ambasadat e ndryshme perëndimore, kryesisht asaj të Shteteve të Bashkuara, që elitat politike lokale të qetësohen. Afro dy milionë kosovarë e dinë se i janë shumë borxhli rolit vendimtar të NATO-s në luftën kundër Serbisë, në vitin 1999 dhe ata nuk duan mosmarrveshje me sponsorët e tyre perëndimorë, sidomos përballë një qeverie si ajo e Beogradit të mbështetur nga Rusia e cila ende nuk e njeh pavarësinë e ish provincës së saj”.

Lexo me tej:

DASH sqaron pse ashpërsoi gjuhën me qeverinë e Albin Kurtit

Pikërisht për këtë vënie në pikpyetje të qëndrimit prej yes man-i ndaj ndërkombëtarëve targetohet Albin Kurti, duke marrë si bazë për këtë edhe thëniet e kryeministrit të Shqipërisë. “Ish lideri i lëvizjes Studentore të viteve 1990, z. Kurti, 47 vjeç, shquhet për ngurtësinë e tij legjendare të kritikuar deri edhe nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Karakterin e vet ai e ka farkëtuar në burgjet serbe, ku qëndroi i mbyllur për dy vjet, para se të themelonte Vetëvendosjen, mbi idenë e një retorike radikale të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pas disa vitesh opozitë, ai fitoi zgjedhjet legjislative të shkurtit 2021, me premtimin për të luftuar kundër korrupsionit endemik. Fitorja e tij u pa me sy të mirë në shumë kryeqytete evropiane. Gjatë asaj fushate Kurti foli shumë pak për Serbinë, duke e siguruar se prioritetet e qeverisë së re do të qenë “krijimi i vendeve të punës” dhe “Reforma në drejtësi”.

Por, “Le Monde” lë të kuptohet se me të ardhur në pushtet, nxitur dhe nga konteksti i ri ndërkombëtar i aleancës që tregoi Serbia me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës, kryeministri i ri e ndryshoi këtë qasje, duke kaluar në plan të parë masat e reciprocitetit me Beogradin. “Albin Kurti zgjodhi që në fillim të vitit 2022, një strategji ofensive në Mitrovicë. Në prill, ai ndaloi së pari mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe. Në gusht, ai kërkoi që Serbia të njohë dokumentet e identitetit dhe targat kosovare, duke kërcënuar se serbëve lokalë do tu mohohej e drejta të shkonin në Serbi me dokumentat e tyre.  Një “reciprocitet i thjeshtë”, argumenton Zoti Kurti. Por çdo herë, këto pretendime kanë shkaktuar reagime të dhunshme nga ana e minoritetit serb në Kosovë, që jeton ende me iluzionin e një kthimi në gjirin e Beogradt, si dhe njëkohësisht, shqetësimin e kancelarive perëndimore, të cilat i kanë kërkuar palës kosovare ti shtyjë për një kohë të mëvonshme aksionet e saj. Sipas komentit të gazetës të lexuar nga Lapsi.al, e cila thekson se këto sjellje i kanë irrituar aleatet e tij perendimorë, kryeministri kosovar i është përgjigjur me pikatore kërkesave të tyre.

Albin Kurti tregon kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Në fund të analizës, Jean-Baptiste Chastand, përmend dhe planin franko-gjerman i cili do ta detyrojë Kurtin të bëjë koncesione. “Franca dhe Gjermania kanë vënë në tryezë një projekt-marrëveshje që do të lejonte forma e njohjes jozyrtare të Kosovës, sipas modelit të dy Gjermanive gjatë luftës së ftohtë. Por, për të arritur deri tek nënshkrimi i saj, kjo marrëveshje do ta detyrojë edhe z. Kurti të bëjë koncesionet e tij mbi të drejtat e pakicës serbe”.
Jean-Baptiste Chastand për Le monde/ Përktheu T. Çela Lapsi.al



11 Comments

    1. Ekziston nje perralle, nje mashtrim i madh se Kosoven “e cliroi NATO/Perendimi”! Ku ishte NATO ne 1981, po ne 1989, po ne 1990, po ne 1998, pse nuk “e cliroi” atehere Kosoven, apo ishte e zene duke u puthur, neper tryeza e bankete, me Sllobodanin “NJERIUN e PAQES” sipas deklaratave te Klinton, Mitteran, Havier Solanes, John Major, kancelarit gjerman etj ?! NATO/Perendimi nderhyri kur gjaku shkoi ne gju, kur u perzune me GENOCID 2 milion shqiptare nga Kosova, kur UCK me ndihmen e ……. filloi t’i vinte perpara derrat e Serbise. NATO nderhyri per te mos lejuar UCK qe te kalonte Urren e Ibrit, NATO nderhyri qe te ndihmonte Serbine per te aneksuar Veriun e Kosoves. Keto dhe shume te verteta te tjera ne shqiptaret i dime, prandaj Perendimi nuk la gje pabere kunder A. KURTI-t, e rrezoi nga pushteti pambushur as 40 dite si kryeminister por ai me ndihmen e popullit u rikthye ne menyre spektakolare dhe tani po i tregon GISHTIN e MESIT, usa, be, serbise, rusise, dreqit dhe shejtanit dhe gjithekujt qe punon kunder interesave te shqiptareve, o derr francez frankofon, armik i kombit shqiptar, KAQ!

  1. Artikulli ne Le Mond eshte i porositur dhe me fakte te shtremberuara. Sulmi ndaj Kurtit se na u merzit Vuçiç qe nuk e fut dot ushtrine si ne vitet ’90 per te bere genocid e debuar shqiptaret eshte turp.

    Media kosovare duhet te protestoje per kete artikull dhe t’ i kerkoje gazetes qe te pergenjeshtroje faktet-genjeshtra, para de te ngrihet ne France nje stuhi kunder shqiptareve te Kosoves ne ditet e ardheshme…

    Dihet pergjerimi i francezeve per sllavet, madje historikisht, por nje dore e zeze paguan, sikurse ne Bruksel…

  2. Kurt loqja,ngeli egoist dhe fshatar.
    Na flet si Shkulaku per bujqesine apo SPAK.
    Hajde Kurt se ty po te presim ne Tirane.

  3. Jashtë makinacioneve të dyshimta të dipllomacisë europiae, veçanërisht asaj franceçe që ka pasur lidhje të vjetra me Serbinë, do të ishte me vend për Lapsin të botonte intervistën e analistit të shquar e njohësit të problemeve të Ballkanit, profesor Daniel Server dhënë nga Zëri i Amerikës.
    Thelbi i deklaratave të tij në ate intervistë, ishte kritika ndaj dipllomacisë perndimore, që në vënd të meren me njohjen e pamvarësisë së Kosovës edhe nga Serbia si kusht i parë për fillimin e narëveshjeve të mëtejme, vazhdojnë që çështjen ta trajtojnë nga bishti, për të ashtuquajturat “asociacionet”, të drejtat e pakicave serbe në Kosovë .
    E si mund të zhvillohen marëveshje midis qeverisë së Kosovës me qeverinë e ish ministrit të propogandës së Millosheviçit, Vuçiçit, kur ky deklaron se nuk do ta njohë kurrë pamvarësinë e saj ?
    Më tërheq vëmëndjen se “Le Monde” e përmend Kosovëb si një ish “provincë serbe”.
    Me këtë pretendim e pushtoi që në vitin 2014 Putini Krimenë, që e quante “provincë ruse, ngaqë dikur Rusia cariste e kishte pushtuar. që caresha të bënte banja dielli në plazhet e saj e dipllomacia europiane bëri sikur u zemërua..
    Nuk do të kishte pasur agresion e luftë të përgjakëshme në Ukrainë, apo krizë të madhe energjitike e ushqimore në botë në vitin 2022, sikur NATO e OKB ti kishin vënë ultimatum Putinit që në vitin 2014.
    Rusia është trimëruar sëbashku me aleatin e saj Serbinë për të kërcënuar edhe NATO, kur panë se kancelariët gjermanë panë interesat e tyre nacionale për gazin e Rusisë e mardhëniet kontraverse të Makronit me Putinin.
    Veçanërisht paradoksale në politikën e sotme është politika e “diskriminimit pozitiv” të Serbisë, kur Vuçiç i inkurajuar nga Putini, kërcënon se do të dërgojë në Kosovë “ish provincën serbe” siç e quan edhe Le Monde, policinë e saj meqë OKB me veton e Rusisë e Kinës, nuk e ka njohur pamvarësinë e këtij shteti.
    Mirë Rusia e KIna që janë vende ku mungon tërësisht sistemi demokratik, po si shpjegohet që 5 vende demokratike , antare të BE , vazhdojnë rë mos e njohin pamvarësinë e Kosovës ?
    Me shumicë absolute të votave, parlamenti europian ka dënuar agresionin rus në Ukrainë e ka miratuar ndihma të mëdha për popullin martir ukrainas.
    Po çfarë e pengon këtë parlament, që të diskutojë edhe qëndrimin e 5 antarëve të BE që nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës e me shumicë votash e gjithë BE ta njohë Kosovën si shtet të pamvarur ?
    Në sistemin demokratik si parim themelor i tij, është vendimet që meren me shumicën e votave.
    Përse nuk funksionon ky parim jo më në OKB që ka mbrenda edhe shtete me regjime diktatoriale, por edhe në BE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *