• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 14 majit, Berisha takohet sot me kandidatët e dalë nga Primaret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej kohësh ka nisur nga përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, që do të mbahen vitin që vjen.

Pak ditë nga mbajtja e Primareve, Berisha do të takohet sot me 55 kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së, që kanë dalë nga votimet përmes këtij procesi.

Gazetari Osman Stafa raporton se takimi në fjalë do të mbahet në selinë blu në orën 13:00.

Kujtojmë se 4 bashki PD ia ka lënë aleatëve të saj, ndërsa bëhet fjalë për Pustecin, Finiqin, Dropullin dhe Himarën. Ndërkohë, në Malësinë e Madhe (nuk u zhvilluan primaret dhe Fushe Arrez, janë shtyrë zgjedhjet në një date tjetër pasi rezultati doli balotazh.



3 Comments

  1. Primaret e famshme, ku vecse ne Tirane humb figura me e dashur per elektoratin Ahmetaj dhe fiton i preferuari i Birishes, Kellici,

    Primare alla Sali Birisha. Sa per sy e faqe. Diktator teveqel ne pushtet, diktator teveqel ne opozite

  2. Ta shkruajta edhe dje e po ta perseris edhe sot , primaret jane gjeja me e bukur ne keto 32 vite demokraci , por per te qene te suksesshme , ato duan pasterti dhe perkushtim maksimal se ndryshe te kthehen ne bumenrang .

    Primaret , 90% ishin nje deshtim o z.Berisha . E gjitha ishte nje loje e makinacion i ndyre nga z.Noka e komisioni i primareve . Nuk e di nese je ne dijeni apo je i perfshire direkt edhe ti , por ti quash sukses do kellqe e mendere se ndryshe genjen veten . Do ta shohesh ne 15 maj rezultatin e asaj qe gatove ne keto primare z.Berisha .
    Fituesit ishin parcaktuar nga ky komision . Ju e keni te veshtire te ndryshoni vetveten , u mesuat me meskinitete per 32 vjet dhe perseri vazhdoni te njejtin avaz kur duhet te hiqni tore nga pushteti absolut .

    Po te beje nje analize te shpejt .
    Nuk lejove figura te pastra e te nderuar ne zonat e tyre te merrnin pjese ne primare , vure ne 15-20 bashki kandidat fallso dhe ne fund u votua vetem per nje kandidat , ne 3-4 bashki nxorre direkt vetem nje kandidat , ne pothuajse te gjitha bashkite listat u manipuluan sipas interesit te atij qe F.Noka donte te fitonte , ne nje bashki(emrin nuk po e them) kandidati u fut ne primare me forcen e dhunes sepse z.Noka nuk donte ti shenonte emrin ne primare (sa per dijeni ai doli fitues nga keto primare ) . Pse nje shumice derrmuese e kandidteve fitues nuk jane rezident ne zonat qe dolen fitues , çfare i lidh ata me zonat ku kandidojne ? A nuk ishte qellimi i primareve qe çdo kandidat (si per Bashkite ashtu edhe per deputet) duhet te jete rezident ne zonat ku kandidojne ?

    Po bej nje deduksion dhe krahasim midis bashkise Kukes dhe bashkise Kruje . Ne Kukes qe edhe pse eshte nje bastion i djathte , ku kandidati fitues i primareve pothuajse automaikisht eshte kryetar bashkie , kishte vetem nje kandidat ndersa ne bashkine Kruje qe veshtire te fitohet kishte 11 kandidate . A ka kuptim kjo ?

    Nuk na u tha se kater bashki do ti liheshin PL-se , dhe deri ketu nuk kishte asnje te keqe , por u perdor hileja e dorheqjes se kandidatit kur shume mire mund te thoje se keto bashki i takojne PL-se .

    Po te analizoje qarkun e Tiranes e cila ishte totalisht nje baterdi . Ne Tirane e paracaktove ti fituesin kur the se duhet nje personazh politik , kur ne fakt me i forti ishte doktor Alimehmeti(jo se kam ndonje kundershtim ndaj Kelliçit) . Ne bashkine Kamez u mor vesh se çndodhi dhe me mire u shpiegua tek emisioni i z.Rakipi (Te Paekspozuarit) . Ne bashkine Vore , nxorre dy kandidate por ne fund u votua vetem per z.I.Hoxha (se çlidhje ka me Voren ky njeri nuk di ta shpjegoje) . Ne bashkine Kavaje ku u be nje “ndeshje” e vertete dhe reale perseri edhe aty listat ishin ne disfavor te kandidatit Sakja me rreth 200 votues . Ne bashkine Rrogozhine nxorre dy kandidate por ne fund pas “dorheqjes” se njerit u votua vetem per kandidatin Ç.Hoxha(se çlidhje ka me Rrogozhinen ky njeri , perseri nuk di ta shpjegoje). Ka edhe shume parregullsi te tjera por nuk ja vlen te vazhdoje me tej .

    Dhe ajo qe i ve qershine tortes se kesaj paçavureje te gatuar nga z.Noka dhe komisioni i vleresimit te primareve , ishte deklarata e keti komisioni kur tha se ne bashkite minoritare nuk u vu kandidat sepse do te flitej me pare me z.Dule . Deri ketu Ok . Por kur na u thane emrat e bashkive , nje nder to ishte edhe bashkia Himare . Qekur Himara na qenkerka bere bashki minoritare z.Berisha ?
    Berisha nese do te beshe ndryshime rrenjesore e te vendosesh rregulla loje , beje me gjithe mend dhe jo sa per sy e faqe . Nese ndryshimet nuk i bene brenda partise pse duhet te te besoje se do ti beshe ne qeveri kur neser te jesh ne pushtet ?

    1. Te lexova me vemendje.

      Patjeter qe verejtjet e tua do t’i marrim ne konsiderate.

      Perpara! Fitore! Rrofte revolucioni!

      – S.B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *