• |
ide | kryesore

Plas skandali/ Kokαinë në festat e Liz Truss dhe Boris Johnson

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lizz Truss



Gjurmë drogé u gjetën në një shtëpi ku ishte mbajtur një festë e aleatët politikë të Liz Truss. Lajmin e bujshëm e ka publikuar “The Guardian” duke cituar burime të saj të brendshme.

Pluhuri i bardhë i dyshuar kokainë u zbulua në pronën Chevening verën e kaluar në ditët para se Truss të fitonte garën për lidershipin e konservatorëve dhe të bëhej kryeministre e Britanisë së Madhe.

Një anëtar i stafit pohoi se kishin testuar pluhurin e gjetur duke përdorur një shtupë e cila ndryshon ngjyrën kur bie në kontakt me kokainën. Ajo tregoi se droga ishte e pranishme.

Mbajtja e kokainës është një vepër penale e cila mund të çojë në burgim deri në 7 vjet në Britani. Në korrik, qeveria nisi një sulm të ri ndaj përdoruesve të drogës. Ajo arriti deri aty sa parashikoi konfiskim të pasaportave.

Burimet e “The Guardian” kanë përshkruar gjetjen e substancave të ngjashme edhe në zyrat e “Downing Street Nr 10” pas dy festave të mbajtura gjatë karantinës kur Boris Johnson ishte kryeministër.

Stafi që punonte në Chevening tha se në dy raste gjetën gjurmë pluhuri të bardhë në një tavolinë në një dhomë lojërash. Në atë kohë Truss kishte ftuar miqtë e saj. Atëherë ajo ishte sekretare e jashtme në qeverinë e Johnson.

Chevening është një shtëpi e vendosur në 3 mijë hektarë në Kent. Përdorimi i rezidencës me 115 dhoma i jepet tradicionalisht sekretarit të jashtëm dhe mirëmbajtja e saj financohet nga një fond i krijuar nga një akt i parlamentit.

Chevening in Kent

Një burim i brendshëm tha se kokaina ishte përdorur gjerësisht nga të gjithë. Ai pretendoi se edhe disa nga aleatët politikë të Truss e përdorën atë. Nuk ka asnjë pretendim që vetë Truss ose Johnson kanë përdorur drogën ose që ata kanë qenë të dijeni për ekzistencën e saj. “The Guardian” sqaron se nuk dihet se kush ishte përgjegjës për sjelljen e pluhurit të bardhë në këto festa.

Mbetjet e pluhurit të bardhë u gjetën në mëngjes, pas një feste në godinën me “numër 10” në prag të funeralit të Princit Philip më 17 prill 2021. “Guardian” mësoi se stafi i pastrimit gjeti depozita pluhuri të bardhë në banja dhe në një tavolinë në zyra. Thuhet se qese të vogla plastike u zbuluan pranë tavolinës në dysheme ngjitur me koshin, së bashku me pelena të lyera me njolla gjaku dhe të vjella.

Gjurmë të pluhurit të bardhë dhe qeseve të vogla plastike u gjetën edhe më 19 dhjetor 2020 në mëngjesin pas festës së Krishtlindjes. Ato ishin në banjat e kompleksit të zyrave Nr 10.

Një zëdhënës i qeverisë u shpreh pas lajmit të The Guardian: “Nuk kanë ofruar asnjë provë për të mbështetur këto pretendime. Nëse do të kishte pretendime thelbësore, ne do të prisnim që këto të raportoheshin në polici.

Pa pasur një hetim të pavarur për natyrën e festave në një administratë të mëparshme dhe gjetjet e tij u publikuan. Ky informacion iu dorëzua gjithashtu Shërbimit të Policisë Metropolitane, i cili kreu hetimin e vet në atë kohë” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Prandaj shesin droge shqipetaret ne Angli se ka gjithmone nga ky lloj bleresi.

    Kontrolloni ambasaden angleze ne Tirane do gjeni perversitetin e plote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *