• |
ide | kryesore

Lubonja: E vërteta e vizitës së Mitsotakis në Himarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mitsotakis



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Himarë. Ai tha se vizita ishte për arsye elektorale dhe se minoriteti grek i ka kërkuar ndihmë atij. Sipas Lubonjës në Himarë po ndodh një “pushtim” i tokës së tyre nga oligarkët me anë të ndërtimeve dhe investimeve strategjike.

“Nuk flitet më për minoritetet duke u nisur nga zona gjeografike. Një njeri në Tiranë që për një arsye deklaron që është grek duhet të regjistrohet si i tillë. Ky është parim i gjithë vendeve të qytetëruara. Nëse i hyjmë historikut të Himarës duhet një emision për të kuptuar çfarë është aty. Gjithë himariotët që kam takuar në burg thonë që janë minoritarë, ka pasur lëvizje për autonominë e tyre në kohë ne Zogut.

E para është qytetaria pastaj vjen etnia. Kur etnia është më e rëndësishme se ajo ka probleme. Këta duhet të kishin gjetur të drejtat e tyre në shtetin shqiptar. Himariotët, ata që e quajnë veten grekë, i kam parë dhe të frikësuar.

Aty për mendimin tim po ndodh një pushtim siç po i bëjnë Shqipërisë këta, këta i kanë kërkuar ndihmë Mitsotakis, këta po pushtohen nga oligarkët tanë me investime strategjike. Ky është një proces që ka ndodhur gjithandej. Këta kanë mbështetje grekun, ne nuk kemi fare. Mitsotakis shkoi për fushatë elektorale dhe Rama shkoi për të evituar këtë që këta nuk janë minoritarë dhe bëri adetin e vetë”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në “News24”.

Lubonja tha se vizita e kryeministrit grek shihet edhe si provokim nga Turqia. I ndalur tek dronët që Shqipëri bleu nga Ankaraja, Lubonja shtoi se Erdogani në Greqi shihet si kërcënim.

“Kur blen ato 6 dronë turq, Greqia e pret me dashuri të madhe? Erdogani në Greqi shihet si një kërcënim real. Duhet të mbyllim sytë ne nga kjo? Presion i qartë është. Enver Hoxha la Kosovën për të mbajtur pushtetin. 

Në Derviçan e keni parë se çfarë tmerri është aty. Ata janë të braktisur komplet. Po ju them që në kohën e Enver Hoxhës që ishin të mbyllur shqiptarët donin të iknin, ju doni t’i dënoni për tradhti ndaj atdheut” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Uuuu Lubonja pa ja tregon te gjitheve TE VERTETEN.
    Ej lum per ne qe te kemi o Lubonj. Pa ty nuk do te kishim kush do te na i tregonte keto te verteta.

  2. Hall i mall me kete Lubonjen! Çuni i Todit ka filluar ta ndjeje veten si perendit e vjetra te antikitetit. Ai i di te gjitha dhe kur ja fut kot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *