Një 31-vjeçar me inicialet K.B. është vënë në pranga nga policia në Krujë. 31-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Policia kontrolloi automjetin me të cilin lëvizte i riu. Atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Njoftimi:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.