• |
ide | kryesore

Me municion duke hyrë në kufi, arrestohet turku

Arkiva, Lajme, Të fundit
turku



Një 56-vjeçar turk, banues në Izmir është arrestuar nga policia, pasi në hyrje të Shqipërisë, gjatë kontrollit në pikën Kufitare të Qafë Thanës, në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, janë gjetur 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje.

Shtetasi turk është identifikuar si, Yasin Devcar, ndërsa policia ka sekuestruar fishekët në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. D., 56 vjeç, banues në Izmir, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *