• |
ide | kryesore

Hakmarrje greke? Pas 30 marsit nuk lejohet hyrja e shqiptarëve pa leje qëndrimi

Arkiva, Lajme, Të fundit
qëndrimi



Faqja “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ka publikuar një vendim të autoriteteve helene që sipas saj do të ndalojë emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimi.

Sipas të njëjtave burime, ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024. Madje para kësaj date, duhet të kthehen në Greqi të emigrantët që ndodhen edhe në vende të BE-së sepse ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.

Në njoftim thuhet se rregullorja e re është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Kuptohet që ky vendim nuk prek ata që udhëtojnë për turizëm dhe ka në fokus vetëm ata që qëndrojnë më shumë se 30 ditë në shtetin fqinj.

“Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐚𝐬 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣, pas datës 30 mars 2024.

Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.

Kështu thotë qarkorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes” – thuhet në njoftim.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar ndjeshëm pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështjeje dhe shpesh ky tension mes politikës sjell pasoja tek qytetarët. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. GREKERIT ME SHQIPTARET BEN LLOGARIT GABIM ,BOMA GATI TE PLAS CESHTJA CAME DHE ZGJIMI ARVANITAS KTHIMI NE IDENTITET , QE PERFUNDON ME ZHBERJEN GREKE SI TE MERITUAR thotë:

    GREQIJA U BE VENDI ME I NEVERITSHEM PER SHQIPTARET DHE DREJT NJE MUNDESIJE TJETER ,ZGJILLJE JASHT GREQIS POR ME PASOJA FATALE PER TE SE RRITJA URREJTJES ASHPERSON QENDRIMET FILLON CESHTJA CAME

    1. Përgjigja.
      Te gjith te ashtequajturit Vorio
      Epirdhiot.
      Po nuk u kthyen ne vendin e tyre te lindjes. Brenda dates 30 mars.
      Tu hiqet e drejta te kthehen.
      Kush mer pension grek te vej te jetoj ne greqi. Ose te heq dore nga pensioni nese do te jetoj ketu.

  2. RISHIKONI QENDRIM NDAJ SHQIPTAREVE THELLOHUNI PAK NE HISTORI PASI NGA SHQIPTARET DHE ME TO EGZISTUAT DHE U BET SHTET ,KERKONJU NDJES HISTORIKE DHE PARAQITUNI ME MIRNJOHEJE NESE DESHIROJNI VIZION MIRQENJE ZGJILLJE HAKU PER GJITHCKA thotë:

    MUNGESA E BARAZIS NE POLITIK ,STRATEGJIT FASHISTE TE NJE SHTETI TE KORRUPTUAR PO E COJN DREJT SHPERBERJES ,ME PASOJA FATALE PER ATO QE MBESIN PAS ME TERRITORE QE JAN GREKER TE VERTET

  3. Gropen vetes do ja bejn.
    Shqipetaret kan koh qe po e i bejn shurren atij vendi. Te gjith po shohin mundesin te ikin qe aty.
    Jan lodh me mashtrimet dhe sorrollatjet e atij mut shteti.
    Kan njerzit nga 30 vjet dhe u japin dokumenta 3 vjecare te skaduara.
    Ikni qe aty….nuk ja vlen.

  4. Ne akoma jemi ne gjendje lufte se greket ne 1940 vrane patriotin e madh shqiptar Qazim Hoxha( qe nuk ka egzistuar fare).
    Kur ta na kthejne Qazimin do tu japim Bejlerin(grek nga progonati ose nga lezha).
    Kemi dhe bustin e plakut Micotaqis dhe do ti bejme shurren.

    1. Pa lejë qëndrimi për kë e ka ky për punët sezonale që ja bëjnë shqiptarët si të dojë punë e madhe na plasi ..por me këtë ata trgojnë se me anën e belerit tregojnë se janë antishqiptar si ata dhe bajgleri .beleri në kriminel ushqen grabitsit grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *