• |
ide | kryesore

Berisha: Rama kërkon të ‘pushtojë’ Avokatin e Popullit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të pushtojë edhe institucionin e Avokatit të Popullit, si të vetmin institucion te pavarur.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha theksoi se kryeministri përdori të njëjtën skemë si me zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, ky është një tjetër akt që tregon se monizmi përmbyset vetëm me revolucion.

“Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste. Të gjitha pushtet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë.

Të gjithë kandidaturat që ishin në listë për t’u votuar, gjykoj se kjo ishte lista më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë, aty kishte përfaqësues të të përndjekurve politikë, si Besim Ndregjoni, i cili gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij dhe një kandidaturë e përkushtuar ditë dhe natë për të drejtat e njeriut ishte dhe veprimtari i shoqërisë civile, Altin Goxhaj. Ishin edhe juristë të njohur, të rinj, përfaqëues të gjeneratës së re si Dorian Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi.

Pra, ishin një numër i konsiderueshëm dhe të gjithë ata u hodhën poshtë vetëm pse Edi Rama nuk pranonte asnjërin prej tyre, përveç atij që donte vetë. Ajo që patë në këtë proces, ishte, do të thosha procesi më i turpshëm, me të cilin Edi Rama haptas kërkoi të pushtojë të vetmin institucion që ai nuk e kontrollon.

Në traditë, të këtij vendi dhe vendeve të tjera, është respektuar parimi i Avokatit të Popullit të emëruar nga opozita.

Të gjithë ata që patën iluzion, se u fol për marrëveshje, Edi Rama përdori të njëjtën skemë si në rastin e zgjedhjes së presidentit. Bëri sikur po ia linte opozitës dhe në fakt u tall dhe nxori lakminë e tij të pafundme për pushtet dhe emëroi njeriun që deshi. Ky akt është dëshmi tjetër se monizmi përmbyset vetëm me revolucion”, tha nder te tjera Berisha.



14 Comments

  1. E po tani, propozo ti per Avokat Populli Altinin, (me gjithe respektin per te, por eshte totalisht i njeanshem), edhe pastaj hajde e sqarojme se kush do ta pushtoje Avokatin e Popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *