• |
ide | kryesore

Meta në krah të Lefter Maliqit/ E fal që mori mandatin e deputetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lefter



Pas prezantimit të Zija Ismailit, si kandidat për Bashkinë e Beratit për zgjedhjet e ardhshme lokale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta udhëtoi drejt Kuçovës. Aty u shfaq në krah të kandidatit të opozitës, Lefter Maliqi. Meta u shporeh i bindur për fitoren.

“Nga agimi i 15 majit, me Lefter Maliqin në krye, do jetë e hapur Bashkia e Kuçovës. E hapur do jetë Tirana me Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin. Nuk mbahen me presione dhe gjoba e shantazhe që i bëhen qytetarëve” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për kandidatët e PS-së.

“350 milionë euro është buxheti i Bashkisë së Tiranës, por asnjë nuk e di emrin e kryetarit të këshillit të bashkisë Tiranë. 70 milionë euro janë paga në bashkinë e Tiranës. Lekët e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratorët.

Në krye të kësaj hajdutërie është Edi Rama. Vete kilometri i rrugës 15 milionë euro, 4 herë më shumë se në vendet e BE-së. Me statistikat e BE-së, një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit. Një mësues në Malin e Zi, paguhet 9900 euro në vit.

Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, mësuesi në Ulqin, merr 900 euro në muaj. Pse? Kur GDP për frymë është njësoj?! Këtu shkojnë për investime publike dhe bëhet shumë herë më i shtrenjtë kilometri i rrugës se në Francë.

Shpopullimi është plan në Shqipëri, jo rastësi. Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa… por shqiptarët i kanë ndërtuar vetë. Kjo është vjedhje e pasurive kombëtare, për qëllime korruptive.

Lefteri është vullkan. Edhe kur ka qenë kryetar komune ka bërë gjithçka për të zhvilluar zonën. Edhe në parlament, pavarësisht se nuk isha i lumtur, por ishte i vetmi opozitar aty brenda” – tha Meta.

Lefter Maliqi ishte një prej atyre që pranuan mandatin e deputetit pasi opozita i dogji ato në shkurt të 2019-ës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *