• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekstradohet nga Greqia Reis Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës. Arrestimi i tij në vendin fqinj u bë për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare. Haxhiraj është arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj. Haxhiraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, për shkak të një konflikti mes të dyja palëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *