• |
ide | kryesore

Autori i “vritini shqiptarët” pritet me nderime nga Vuçiç, madje shpërblehet me vend pune

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, priti në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë.

Ai u dënua nga drejtësia në Kosovë pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje ofenduese dhe nxiti dhunë ndëretnike duke bërë thirrje për “vrasjen e shqiptarëve”.

Më 6 shtator, 20-vjeçari nga Beogradi u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës etnike”, por Gjykata e Apelit në Prishtinë ia uli dënimin me dy muaj.
Vuçiç nuk dënoi gjuhën e përdorur nga serbi kundër shqiptarëve, përkundrazi e shpërbleu me një vend pune.

Fillimisht i ofroi angazhim vullnetar në Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe një variant tjetër në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit, por që Nedeljkoviç, zgjodhi të parën.

Ndër të tjera, presidenti serb tha se 20-vjeçari do të rezultojë i pastër dhe pa asnjë dënim brenda territorit të Serbisë.



9 Comments

  1. Kisha kohe pa lexuar komente kaq te bukur e me humor.
    Uroj te vazhdohet keshtu, se humori eshte tregues i inteligjences, ndaj me anekdoda shqiptaret ironizonin aspekte politike ne kohen e social-komunizmit.

    Gezuar vitin e ri 2023 dhe qofte i mbare per gjithe shqiptaret, kudo qe jane!

    1. Bota mbron njerzit e vet dhe fiton ndersa ne trapat e Shqiperise nderojme re huajt me shume se veten. Srrvila dhe legena jane shumica e kocepshave Shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *