• |
ide | kryesore

Video/ Ten Hag e uli në pankinë për motive disiplinore, Rashford i jep fitoren kundër Wolverhampton

-Instant, F1, Sport, Video
Rashford



Manchester United mbyll vitin 2022 me një fitore të rëndë 1-0 në fushën e Wolverhampton, në javën e 18 të Premier League. Skuadra e Ten Hag, pas një pjese të parë të vështirë, zgjidhi ndeshjen falë zëvendësuesit Marcus Rashford (76′). Sulmuesi fillimisht u mbajt jashtë për arsye disiplinore, por më pas zgjidhi ndeshjen. Djajtë e Kuq ngrihen në 32 pikë në renditje, duke kaluar Tottenham (në fushë nesër kundër Aston Villa).

Manchester United i Ten Hag mbyll vitin 2022 me fitore në javën e tetëmbëdhjetë të Premier League. Në stadiumin Molineux ndaj Wolverhampton përfundoi 1-0. Në pjesën e parë u luajt një ndeshje shumë e ekuilibruar, me disa mundësi më të qarta për Djajtë e Kuq. Me Marcus Rashford jashtë për arsye disiplinore, Alejandro Garnacho ishte njeriu më i rrezikshëm. Pas 15 minutash ai humbi rastin ballë për ballë me Jose Sá, pas një dhurate nga Collins. Në fazën qendrore të 45 minutave Wolves u rritën në lojë. Me goditjet e Podence dhe falë punës së pistë të Diego Costa, ata vunë në vështirësi United. Në fund ishte sërish Garnacho ai që rezulton i rrezikshëm, por edhe një herë lojtari humbi një shans të shkëlqyer.

Lexo më tej:Çështja Betinho, nga divizioni i tretë te Manchester United… vetëm për pak orë

Në pjesën e dytë hapësirë për Rashford në njërën anë dhe Adama Traorè në anën tjetër. Spanjolli i Wolves e nis shumë mirë, duke futur një mori topash interesantë në zonë. Megjithatë, për të vendosur ndeshjen mendoi anglezi 25 vjecar i United. Në minutën e 76, ai shkëmbeu me Bruno Fernandes, u fut në zonë nga e majta dhe mposhti portierin në shtyllën e afërt. Në fund, miqtë tentuan pa sukses. Djajtë e Kuq shkojnë në 32 pikë, dy përpara Tottenham që nesër përballet me Aston Villa në shtëpi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *