• |
ide | kryesore

Ikona e kinemasë italiane rrëfen dramën e saj: 11 vjet nuk u ngrita nga shtrati

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
vjet



Aktorja e njohur italiane Dalila Di Lazzaro është rikthyer për të folur për kalvarin e saj të gjatë mjekësor. “Kam qëndruar në shtrat për 11 vjet. Asnjëherë, kurrë, kurrë nuk u ngrita. As për të larë veten. Haja shtrirë” – tha ajo në një intervistë për gazetaren Mara Venier në emisionin “Domenica In”. Ajo foli për traumën e pësuar pas një aksidenti dhe dhimbjen kronike me të cilën iu desh të luftonte, por edhe që ende lufton.

Dalila Di Lazzaro torna a camminare dopo anni: la commozione di Mara Venier  a Domenica In - Gazzetta di Parma

“25 vjet më parë e mbylla karrierën. Mjekët nuk më besonin. Nuk e di pse, por nuk më besonin dhe kjo ishte një gjë shumë e rëndë sepse në atë kohë nuk njihej dhimbja kronike dhe kjo ishte një gjë e tmerrshme. Kisha thyer atlasin, në mënyrë jo të rregullt. Nuk më bënë një radiografi të plotë. Vazhduan të më bënin radiografi nga qafa e poshtë…” – tregoi ajo.

Dalila Di Lazzaro, aktore dhe modele u bë një ikonë bukurie në vitet 70-80. Aktorja po udhëtonte me motoçikletë dhe për shkak të një grope në një prej rrugëve të Romë ajo bëri një rënie të keqe që i shkaktoi disa fraktura. Problemi ishte një dhimbje kronike që nuk mposhtej. Për ta rënduar situatën, siç shpjegoi ajo ishte mosbesimi i mjekëve.

“Në atë kohë nuk flitej për dhimbje kronike. Më duhej të shkoja në Arizona dhe ata u habitën që Italia nuk fliste për këtë. Fatkeqësisht ajo nuk ka mbaruar. Do të doja të mos kisha keqardhjen e njerëzve. Jam luftarake, e fortë, dua të ndihmoj mijëra njerëz që po luftojnë me dhimbjet kronike”, – tha aktorja.

Dalila Di Lazzaro: biografia, filmografia e vita privata

Megjithatë, kjo nuk është drama e parë e përjetuar nga Di Lazzaro. Në vitin 1991 ajo humbi djalin e saj 22-vjeçar në një aksident automobilistik. Në moshën 62-vjeçare u përpoq të bëhej sërish nënë, por nuk shkoi mirë.

“Pavarësisht moshës u përpoqa të bëja një fëmijë, por abortova. Mjekët më paralajëmruan se do të ishte një hap i rrezikshëm, por gjithsesi u përpoqa” – tha ajo për të përjavshmen “Chi” në vitin 2015.
Në një intervistë për Barbara d’Urso në vitin 2017, aktorja kishte rikthyer momentet e vështira të jetës së saj.

“Herën e parë që u përdhunova nga një kushëri isha vetëm 6 vjeç”. E dyta ndodhi në moshën 17-vjeçare, në përfundim të një sfilate mode. “Isha në shënjestër të një djaloshi që më rrëmbeu për 4 ditë. Kam kaluar lloj-lloj vuajtjesh, por unë jam një luaneshë, i kapërcej të gjitha”. E treta ndodhi në moshën 40-vjeçare. “U tradhtova nga një person që e mendoja se ishte mik. Ishte miliarder. Po ta kisha paditur do të më kishte dërrmuar”, – thotë aktorja, e cila megjithatë e kalon me një buzëqeshje: “Kam arritur të gjej brenda meje forcën për të kapërcyer këto tronditje dhe mbi të gjitha për të falur”. ©LAPSI.al

Trois hommes à abattre" : que devient l'actrice Dalila Di Lazzaro ? Dalila Di Lazzaro, guarda gli scatti della sua carriera Dalila Di Lazzaro, guarda gli scatti della sua carriera Dalila Di Lazzaro, guarda gli scatti della sua carriera

Dalila Di Lazzaro, guarda gli scatti della sua carriera



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *