• |
ide | kryesore

Video/ Pikë pas 10 humbjeve radhazi: Verona barazon në Torino, Atalanta shpëton në shtesë

-Instant, Sport, Video
Verona



Java e 16 e Serie A vazhdoi me dy sfida me tension të lartë. Atalanta barazoi në kohën shtesë, në një ndeshje të dominuar në pjesën e parë nga Spezia. Vendasit shkuan në 2-0 me Gyasi dhe Nzola dhe madje iu afruan edhe trisit. Bergmaskët, me Gjimshitin në pankinë, u kthyen në pjesën e dytë. Golat mbajnë firmën e zëvendësuesve Pasalic dhe Højlund, që fiksuan 2-2 final. Barazim përfundon edhe Torino-Verona: Miranchuk iu përgjigjet Djuric, për 1-1 final në Olimpico-Grande Torino.

TORINO 1-1 VERONA

Torino nuk pati sukses në rifillimin e kampionatit, falë një Verona të vendosur për t’i dhënë fund dhjetë humbjeve radhazi. Barazimi pasqyron ekuilibrin e konsiderueshëm në fushë. Megjithatë duhet thënë se Hellas iu afrua dyfishimit të epërsisë në dy raste. Me Depaolin kur rezultati ishte 1-0 dhe më pas në 1-1 me Lazovic. E në të dyja rastet bëhej fjalë për shënjestër të gabuar nga një pozicion i shkëlqyer. Edhe granatat kanë ndërtuar dy aksione goli pasi kanë kishin barazuar kundërshtarët e tyre. Një galopim i Linetty i shërbyer keq dhe vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë një blitz i Lukic me kokë përfundoi jashtë. Keqardhja kryesore ndoshta ka të bëjë me zgjedhjen fillestare të Juric, që hodhi në fushë Vlasic si qendërsulmues të pastër për më shumë se një orë, pa marrë përfitimet e imagjinuara. Praktikisht Torino luajti me dhjetë, me kroatin krejtësisht jashtë ndeshjes.

SPEZIA 2-2 ATALANTA

Atalanta arrin një ndeshje që dukej e humbur dhe shmang humbjen e katërt radhazi. E megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për kthesë. Ndaj Spezia përfundon 2-2. Pas golave të shënuar në pjesën e parë nga Gyasi (8’) dhe Nzola (31’), në pjesën e dytë skuadra e Gasperinit rikthehet me golat e “pankinarëve”. Fillimisht Hojlund në minutën e 77, pastaj Pasalic në minutën e 92. Protagonist edhe VAR, që anuloi golin e tretë vendasve me Ampadu, për pozicion jashtë loje në minutën e 62.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *