• |
ide | kryesore

Bastisen ‘shtëpitë e barit’ në Britaninë e Madhe, arrestohen dy shqiptarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ildi Sulaj dhe Gentian Sefa janë vënë në pranga nga autoritetet britanike pasi janë kapur në një shtëpi ku ishte kultivuar kanabis. Dy të rinjtë janë prangosur gjatë dy bastisjeve. Sulaj, 26-vjeçar shqiptar nga Derbyshire, i kapur si pjesë e një goditjeje nga policia në fermat e kanabisit, ka pranuar se ka kultivuar drogë në pronën ku jeton. I riu u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit. Ai u kap gjatë një bastisjeje më 6 dhjetor në një adresë në Eastside Close, Chesterfield. Duke folur me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, ai pranoi se kishte rritur 70 bimë në pronë. Gjykata e ka lënë atë në paraburgim deri në datën e dënimit të tij.

Të enjten, më 29 dhjetor, anëtarët e ekipit të policisë së Derbyshire, Newbold Safer Neighborhood bastisën një pronë në Catherine Street. Në pronësi oficerët zbuluan fermën e kanabisit dhe arrestuan një 19-vjeçar.

Gentian Sefa u arrestua nën dyshimin për vepra narkotike, nxjerrje të paligjshme të energjisë elektrike dhe kultivim kanabisi. Më pas ai është akuzuar si pjesë e hetimeve dhe është lënë në burg për t’u paraqitur në gjykatë. Bastisja e fundit pasoi katër kontrolle të tjera të pronave në Chesterfield gjatë dhjetorit, ku u gjetën mbi 175 bimë kanabisi gjatë kontrolleve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *