• |
ide | kryesore

Rrëfimi i të moshuarës së grabitur në Maliq: Më morën 10 mijë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Maliq



10 mijë euro i janë grabitur një të moshuare në Maliq. Luljeta Hoxha, 67 vjeç ka rënë pre e grabitjes 8 ditë më parë në fshatin Pirg. Ajo thotë se edhe është dhunuar nga grabitësi. Grabitja ka ndodhur rreth orës 02:50 më 29 dhjetor, ndërsa e moshuara jeton e vetme.

Ajo thotë se grabitësi ishte një djalë i ri, 30-35 vjeç, i cili para se të futej në banesë i ka fikur dritat. Ajo tregon se grabitësi ishte i maskuar me një maskë të zezë dhe sapo është futur brenda në shtëpinë e saj ne Maliq i ka marrë celularin dhe e ka kërcënuar me thikë që t’i japë paratë. “Ose lekët, ose të thera”, ky ishte kërcënimi i grabitësit, ndërsa në këtë moment, 67-vjeçarja thotë se i ka lidhur duart me litar dhe më pas e ka dhunuar.

“Në 21:40…  pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur, i maskuar, me kapuç maskë, vetëm një pashë. Ai telefonin në dorë, unë telefonin më dorë, ma mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lek. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë. Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën.

Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar, ja ku i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë. Më mori 10 mijë euro. Bam këtu, bam këtu, më lidhi duart më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava. Nuk kam lekë mor bir, prap unë u mundova të rezistoja pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më shpuri nga dhoma tjetër, i themi dhomë pritje. Lekët, nuk kam. Lekët, nuk kam. Pastaj po shkumëzosha, mu pre takati, humba ndjenjat fare. Unë nuk fola më lekët i gjeti vetë. Kam shitur 2 toka një në 2001 një në 2012. Një e kam shitur 13 milion një e kam shitur 4 milion e 250 mijë. Unë jetoj vetë, burri ka 2 vite që më ka vdekur.

Si u zgjova u lirova dhe u zgjidha vetë se isha edhe me shami të lidhura buzët e kam gojën pleh. Pastaj siç isha vajta lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf me hodhën në barelë dhe më sollën këtu. Policia më pyeti. Unë nuk dyshoj te asnjë, nuk ja ve gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë.

Ishte djalë i ri 30-35, nuk e dallova dot, thërriste lekët dhe nxori një thikë dhe litarin që më lidhi. O lekët o të thera më thoshte mua. Jetoj vetëm me pension. Mbledh ndonjë lek dhe le mënjanë vetëm këto nuk i gjetën dot, nuk kishin rrëmuar (kërkuar) aq. Kishin hapur divanët, se unë aty i mbaj, kishte bërë rrëmujë. Kam shumë frikë të kthehem në shtëpi, shumë, po them mos marr ndonjë urdhër mbrojtje nga polici i zonës.

Nuk kam besim se do gjendet. Burri më ka vdekur, fëmijë nuk kam, mbesat kujdesen për mua hynë dalin, mblodha dy lekë, i hoqa mënjanë, i hoqa për të tjerët… Më dhembin brinjët, nuk më kanë thënë akoma kur do dal, jam shumë e rënduar” – tha ajo për Report Tv.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *