• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Shkodër–Tiranë, i moshuari humb kontrollin e motoçikletës dhe rrëzohet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër– Tiranë këtë të hënë. Mësohet se një 61-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur më motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime. I moshuari është dërguar në spitalin e Shkodrës ku po merr mjekimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *