• |
ide | kryesore

Bllokohet sërish kanali i Suezit, ‘ngec’ anija e nisur nga Ukraina

-Instant, Lajme, Planet



Ka sërish probleme në kanalin e Suezit, rruga strategjike ujore që lidh Azinë me Evropën. Mësohet se një tjetër anije është bllokuar në ujërat e kanalit, duke ndaluar në këtë mënyrë qarkullimin përmes tij. Bëhet fjalë për anije e mallrave Glory, në pronësi të kompanisë greke Target Marine. Ajo ishte nisur nga porti ukrainas i Chornomorsk dhe që u bllokua pranë Alaqantarah.

Rimorkiatorët e Autoritetit të Kanalit të Suezit po përpiqen prej orësh tashmë që të zhbllokojnë anijen. Në muajin korrik, të vitit të kaluar një anije me mijëra kontejnerë bllokoi kanalin e Suezit për 6 ditë duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *