• |
ide | kryesore

Darka me kryeministrin Rama e arsyet e zgjdhjes së Sylvinho: Duka tregon prapaskenat e takimit në Milano

-Instant, Sport, Video
Duka



“Kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar deri në përfundim të Kampionatit Europian 2024. Jo pa qëllim kontrata është deri në fund të 2024, që tregon që objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në 2024. Mundësitë tona për të arritur në EURO 2024 janë”. Armand Duka është i qartë në idetë e tij dhe nuk ngurron t’i tregojë në konferencën e prezantimit të teknikut të ri të kombëtares. “Do të bëjmë maksimumin e mundshëm me stafin e ri dhe me futbollistët që të arrijmë objektivat. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur për ta ndihmuar, për aq sa mund ta ndihmojë stafi ekipin kombëtar” sqaroi Duka.

PËRSE SYLVINHO…

Numri 1 i FSHF-së ka treguar edhe arsyet përse zgjodhi brazilianin: “Gjëja e parë që kam thënë nuk është vetëm një skuadër futbolli, por është një gjë shumë e rëndësishme për ne. Kur jemi takuar në Milano, kemi biseduar për projektin tonë, dhe jo shumë eksperiencë si trajner, por kam besimin se me dëshirën e duhur ai do të jetë i duhuri. Kur kemi diskutuar me stafin kemi pasur shumë emra, me të rinj dhe të vjetër, por preferuam Sylvinho – vlerësoi Duka, duke treguar edhe një anekdodë -. “Jemi nisur nga profesionalizmi dhe jo nga nacionaliteti. Të tre ndihmësit që kemi në panel kanë eksperiencë të gjatë. Do ta ndihmojnë Shqipërinë drejt synimit. Disa kanë luajtur me Zotin, kush është ai më thanë, ai është Mesi iu përgjigja. Dhe të luash me më të mirin sigurisht ke mentalitet fituesi”, u shpreh Duka.

Lexo më tej: Video/ “Luhet me gjak e zemër, pastaj me skema”: Sylvinho prezantohet me synim kualifikimin në Euro 2024

KËRKESA PËR KRYEMINISTRIN RAMA

Në fund edhe një rrëfim i Dukës në lidhje me tentativën për t’i treguar trajnerit të ri dhe stafit të tij sa e rëndësishme është kombëtarja në Shqipëri. “Dje i kërkova unë Kryeministrit një takim për stafin kombëtar. Kombëtarja është më shumë se skuadër futbolli për ne. Dhe këtë doja ta shprehja me një takim me kryeministrin e vendit” e mbylli Duka.

https://youtu.be/xnsdqZ3skiE



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *