• |
ide | kryesore

Veliaj kapet me preshë në duar/ Anullon tenderin e manipuluar

-Instant, Arkiva, Kryesore
veliaj kellici xhon belushi



Kryebashkiaku i Tiranës ka anulluar sot një tender për regullimin e rrugës Xhon Belushi, për të cilin u akuzua nga PD se planifikonte të grabiste 400 mijë euro, duke shpallur një kompani fituese fiktive, por duke i kryer punimet me mjetet dhe fuqinë punëtore të bashkisë. Ky tender që ishte hapur që në 9 dhjetor, prezumohej të mbyllej sot në 9 janar, në ora 10 00.
Por, të premten në mbrëmje deputeti Belind Këlliçi dhe rivali i tij për Tiranën, denoncoi nga e njëjta rrugë se aty po punohej, ndërkohë që gara për kompanitë që do bënin rrugën ishte ende e hapur. Këlliçi tha se një gjë e tillë po bëhej për të financuar në mënyrë okulte fushatën elektorale të 14 majit, duke aluduar se në ditët e ardhshme do të shpallej një kompani fituese e cila do të merrte vetëm paratë, pasi puna do të bëhej me para publike.

Lexo me tej:

Skandali/ Zbulohet tenderi elektoral 400 milionësh i Erion Veliajt 

Këtë të hënë, pasi mori lajmin se tenderi qe anulluar, kandidati i PD-së për Tiranën deklaroi: “Anullohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”. Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona”.

Ndërkohë i kapur me presh në duar Erion Veliaj pretendoi në një prononcim për TV që shtiret si opozitar, Nevs 24, se, anullimi ishte bërë me kohë. “Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet” u justifikua ai.

Por duket se e vërteta është krejt tjetër. Duke parë se sa larg qëndrojnë pretendimet e palëve, Lapsi.al është përpjekur ta gjurmojë vetë të vërtetën. Në kemi parë me sytë tanë se në faqen e APP, ku ishte shpallur tenderi për rrugën Xhon Belushi, ai qëndronte me statusin. “I pa pezulluar”. Kjo vërtetohet lehtë se ai kështu ka qenë i botuar në faqen tonë edhe në shkrimin që gjendet tek linku siper, që është botuar që në mbrëmjen e së shtunës (pra jo një javë më parë siç pretendon Veliaj). Por sot paradite tek e njejta faqe e Agjensisë Prokurimit Publik doli njoftimi se tenderi qe anulluar me motivimin krejt të ndryshëm nga ai që dha kryebashkiaku për mediat: “Rrethana të paparashikuara dhe paaftësi për të paguar”.

Faksimilja majtas faqja e Agjensisë Prokurimit Publik tw premten pas denoncimit tw Kwlliçit, kur tenderi rezultonte ende i pa pezulluar dhe djathtas sot kur doli njoftimi se tenderi qe anulluar me motivimin:”Rrethana të paparashikuara dhe paaftësi për të paguar”

Pra thjeshtë, pasi u kap në tentativë manipulimi me fondet publike Veliaj vendosi ta anullojë tenderin. Në kohën që ai kishte filluar punimet, madje edhe pasi Belind Këlliçi denoncoi skandalin, gara rezultonte ende e hapur në faqen e APP.
Anullimi i sotëm dhe alibitë e kryebashkiakut se ai vendosi ta asfaltojë rrugën Xhon Belushi me mjetet e bashkisë, nuk bindin dot se me fondet e këtij investimi nuk ishte planifikuar një grabitje apo një spekullim për të financuar fushatën.

©Lapsi.al

 



28 Comments

    1. O Erjon kellira , mos fol ne emēr te shtetit , ti qe rregullat e shtetit i shkel çdo dite , o HAJDUT I SHPIFUR , po ske faj gruas tende i duhen para per te mbajtur te dashurin e gjate , ketu lahen te gjitha poshtersirat o plere .
      Race bastarde .

      1. Ky eshte njeriu me i shpifur qe ka ky vend . Karakter 0 .
        Shko lyej pallatete me boje thote Rama dhe ky vrapon .
        Me sjell gruan ketu I thote Rama dhe ky I thote “ menjehere “ .
        LEGEN!

        1. zakon i vjeter ky igrave , nga 1941 e me sot , e kan me qejf me u qi grate shokeve te vet

          nje parti i ngjizur nga bastarde , e perdour ne menyre bastarde dhe qe po bastardizon nje vend

          1. pse rama me cucin jo ? a ja ka qi gruan cucit rama apo jo??

    2. Keta qe punojne ne administrate me detyra te nivelit te mesem do te jene subjekte te amnistise fiskale qe nuk i pengon ligji. Shikoni se ku arriti zonja per 6 vjet, nga nje apartament ne nivel garsoniere, shkon ne pasuri te medha.Sidomos favoret ne koncesione dhe te rindertimi. Kur nje drejtoreshe arrin ne kete pasuri, po Ministri? Me siguri shumfish. Emigranti punon 10 vjet, burre e grua, kursen dhe vjen ne Shqiperi blen nje shtepi dhe po nuk punoi nuk ka buke te haje. Keshtu qe nuk eshte e vertete qe Amnistia behet oer emigrantet. Amnistia behet oer oastrimin e parave nga administrata, pushtetareve dhe personat me veprimtari kriminale. Ata qe jane marr me droge do i pastrojne. Jam kunder.

    3. Keta qe punojne ne administrate me detyra te nivelit te mesem do te jene subjekte te amnistise fiskale qe nuk i pengon ligji. Shikoni se ku arriti zonja per 6 vjet, nga nje apartament ne nivel garsoniere, shkon ne pasuri te medha.Sidomos favoret ne koncesione dhe te rindertimi. Kur nje drejtoreshe arrin ne kete pasuri, po Ministri? Me siguri shumfish. Emigranti punon 10 vjet, burre e grua, kursen dhe vjen ne Shqiperi blen nje shtepi dhe po nuk punoi nuk ka buke te haje. Keshtu qe nuk eshte e vertete qe Amnistia behet oer emigrantet. Amnistia behet oer oastrimin e parave nga administrata, pushtetareve dhe personat me veprimtari kriminale. Ata qe jane marr me droge do i pastrojne. Jam kunder.

  1. Sa popull dele paskemi qene. Ska dite qe nuk ka minimumi nga nje skandal me vjedhje qindra mijerera euroshe, dhe komunistet i thurin kenge Ramazanit per 3 000 lek shperblim qe te blejne kofsha pule te kalbura te festojne vitin e ri. Ky popull ( shumica) nuk meriton as liri as ekonomi por fukaralllek e maskarallek. Trishtuese! O Spaku i Juri Kimit e i Paulin Rames, ckena, ca bohet? A iu qifsha robt ne ansambël!

    1. Dhe cfare jep ERtV jane te verteta😂😂😂😂 Po i qini nenen njeri tjetrit o rilindsa. Nuk e zbuluan te lapsit por Ramazoni dora vete. Po i ngushtohet paksa laku dhe do ta kurorezoje “reformen e leshit ne drejtesi” me futjen e Tigrit nja 6 muaj ne burg si eksponenti me i larte per te shpetuar bythen e vet. Dhe ta mendosh se pak burg per miliarda euro i ben me qejf kushdo dhe Xoni del si hero i “luftes kunder korrupsionit. Duhet tju qihet nena nga ty i pari e te Xoni i fundit qe te vije pak ne terezi kjo Shqiperi e keta shqiptare te mjere!

      1. Tigri nuk ben asnje dite burg. Eshe gjirokastrit i dhjere Tigri. Nuk eshte trap si Teri apo Sajmiri. Po hyri tigri, dije qe Rama bie

    2. Gazetareve te lapsit ia merr te keqen!
      Jeni msuar me ato palo gazetare qe ju bejne fresk dhe mbushin xhepat,por si ka mundesi qe edhe kur kapeni ne flagrance guxoni dhe i beni bisht pergjegjesise?
      Ju ka dale boja me kohe,cfare pritet te dale akoma?

      1. Me presh në duar!!Se mos është hera e parë. Është zanati i tyre.E kanë në gen makuterinë e hajdutllikun.

  2. A kthehen ne para te pista fondet publike te grabitura permes tenderave per t’u perdorur ne fushata elektorale?!

    Jo i pari, por me i fresketi rast eshte tenderi i Veliajt per rrugen Xhon Belushi ne Tirane.

    Financimi i fushatave elektorale me shuma te medha, perfshire eksponente apo grupe te krimit, ne Shqiperi eshte nje fenomen i zakonshem prej vitesh, por kur taksat e shqiptareve dhe buxheti i shtetit kthehet ne para te piset, kjo do te thote se qeverisja ka vdekur…

  3. Ne nje vend ku do te funksiononte sado pak drejtesia do te kercisnin prangat live .
    Une nuk di se çduhet te ndodh me shume qe hajdutet dhe grabitesit me pushtet te ndeshkohen .
    Te pakten hapnj nje proces , beni sikur po beni diçka o gjobevenesa me mantel te zi . Keshtu si veproni ju o gjobevenesa dhe si po veprojne keta politikanet mavi na duket sikur na zgerdelleni ne fytyre paturpseine tuaj e te vepruarit sipas qejfit por edhe paaftesine tone e te vepruarit per tju ndeshkuar .
    Kush mendon se ky vend behet pa revolucion nuk eshte naiv as idiot por nje i marre i lindur .

  4. Po mire moj media kazan, pak turp a nuk ju vjen. Ne vend qe ta vleresoni Kryebashkiakun qe degjon verejtjet e opozites, perpiqeni ta denigroni?!

    Gabimi eshte njerezor. Kush punon edhe gabon!

    Te lumte Erjon! Me 14 Maj Tirana per ty voton

    1. Ti jorgo ia ke bo nervat çelik njerezve,dmth i bo nder,tip terapie si te mposhtin zemrimin.
      ç’lloj qenieje je valle?
      Tip amfibi,tip fajtor i pafajshem,
      Na thuj a shkon te pastrosh shpi pasanikesh apo firmos bordero anej knej?
      Nji gjo dihet me siguri;je i marum se je konsumu shume,kshuqe ndrro mbiemer mono….

      1. Jorgo eshte Drejtori i Departamentit te Sufllaqeve ne Rilindje aka Endri Travestit Fuga.:).
        I ka dale vet ne balle komenteve sepse me duket spo i binden as ushtria e sufllaqeve “Tea, Genti, Tiku, Brahimi, Tirons, Alidems, Vjola, Learti, Lea, ” etj etj :)).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *