• |
ide | kryesore

Skandali/ Zbulohet tenderi elektoral 400 milionësh i Erion Veliajt

-Instant, Kryesore, Lajme
veliaj xhon belushi



Një kronikë që u shpërnda në të gjitha mediat që i bëjnë fresk bashkisë së Tiranës, e tregonte Erion Veliajn, njeriun që punon ditë e natë, duke e nisur vitin e ri me asfaltimin e rrugës Xhon Belushi në njësinë numër 4, në zonën mes kinostudios dhe freskut.

Sfondi ishte perfekt. Si gjithmonë kryebashkiaku shprehej, duke pasur makineritë e punës pas shpine, dhe premtonte rregullimin e një rruge për secilën nga 356 ditët e vitit. Pas këtyre imazheve për t’u patur zili, që TV-të tona nuk i verifikojnë vetë, por i marrin të gatshme nga zyra e propagandës në bashki, vazhdonte logoreja e kryebashkiakut se qyteti nuk ecën përpara me sharje dhe llogje, por me punë.

Por, në fakt, ka dyshime se përpara punës në këtë rrugë qëllim mund të ketë qenë vjedhja.

Rivali i tij për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka nxjerrë të premten në Çim Peka live disa dokumenta që tregojnë se për rrugën Xhon Belushi, që të gjithë teleshikuesit panë në kronikë fillimin e punimeve, nga bashkia është hapur një tender në 19 dhjetor, dorëzimi i dokumentave për të cilin përfundon në 9 janar (faksimile poshtë). Ashtu sikurse shihet në dokument, fondi limit është 41 milionë lekë të reja. 

Pra është e qartë se puna ka filluar për një tender, fituesi për të cilën duhet të shpallet të hënën në 9 janar në ora 10.

Në pamje të parë, dikujt gjithçka mund t’i duket si një nga mashtrimet e zakonshme të Lalit, i cili shpërndante video sikur punonte edhe të nesërmen e dasmës, sipas modelit: “të dielën u martova, të hënën në punë shkova”.

Por, fatkeqësisht ngjarja është shumë më e rëndë sesa kaq. Sepse dyshimet janë se kemi të bëjmë me një abuzim të pastër. Pasi puna në rrugën Xhon Belushi ka filluar vërtet, ndonëse fituesi i tenderit nuk mund të shpallej sipas ligjit veçse në datën 22 janar, pra afo dy javë pasi konkurentët të kishin dorëzuar dokumentacionin dhe të ishin shqyrtuar edhe ankesat. Fakti që kjo procedurë është nëpërkëmbur, bën që të ngrihet hipoteza e dytë: pra se ky është një nga tenderat e paracaktuar, kur njihet firma fituese, e cila në këmbim të një bakshishi të majmë, e fillon punën pa u çertifikuar me letra.  

Por, ka gjasa që e gjitha të jetë edhe më keq sesa një vjedhje e rëndomtë, e cila nuk bën më përshtypje: pra ajo e një kompanie të paracaktuar.

Sepse, kur Belind Këlliçi me njerëzit e tij shkuan të vërtetonin në rrugën Xhon Belushi, ata vunë re se aty nuk po punonte një kompani private, por makineri të bashkisë dhe puntorë të saj. Targat e makinave dhe kamionëve si dhe mbishkrimet mbi xhamat e tyre e vërtetojnë këtë.

Makina dhe punetore te bashkise duke asfaltuar tek Xhon Belushi

Pra, hipoteza është e thjeshtë: dyshohet se Bashkia ka shpallur tender fiktiv, për t’ia kaluar shumën një kompanie të rreme, ndërsa punimet i kryen vet me mjetet e saj. Kështu paratë mund të kalojnë lehtësisht për të financuar fushatën e Veliajt, blerjet politike apo çdo aktivitet tjetër okult të kryebashkiakut. Punët i kryejnë punonjësit që paguhen me para publike, ndërsa me letra paratë i kalohen privatit që më pas i dorëzon aty ku është urdhëruar.

Për të vërtetuar këtë mjafton thjeshtë fakti se në kohën që mjetet e bashkisë po punonin në rrugën Xhon Belushi, statusi i tenderit në faqen zyrtare APP rezultonte ende i pa pezulluar (faksimilja poshtë).

 

Por e bukura e këtij skandali, ku protagonistët kapen me preshë në duar është se të gjitha ato media, që i bënë servis Erion Veliajt për ndërtimin e një rruge të re, e zhdukën nga ekranet denoncimin e deputetit Këlliçi, duke ia bërë kështu më të lehtë edhe SPAK-ut bashkëpunimin e tij me pushtetin edhe akoma më të kollajshëm procesin e blerjes së zgjedhjeve me para publike.

©Lapsi.al



14 Comments

      1. rruga te behet, sic duhet. veliaj nuk pjell leke nga pidi ajoles, por perdor para taksash

        nese te pjell dhe pidhi i mamase tende bujrum shperndajuaja komshinjve

  1. Sic thote edhe Pallikari ky vjedh por edhe punon. Une them qe ky vetem vjedh. Edhe kur ben sikur punon e ben aq shemtuar e pa cilesi sa nuk genjen askend. E vetmja pune qe di ky eshte te jape leje ndertimi e te dale neper TV per propagande. Edhe ate te shemtuar e ben

  2. Rruget e lalit kane 8 vite qe kane mbetur rrugeve. Shikoni ate kroniken dhe di vini re qe as shtrim nuk eshte, pa hequr akoma mbeturinat i fusin nje shtese asfalti elektoral siper qe rrezik nuk e ze as maji. Mund tu hap dhjetera shembujsh rrugesh qe me shpejt prishen sesa shtrohen, por po jap 1 ku ksloj cdo dite, rrugen dytesore ne krah te autostrades. 2 here ne vit bejne sikur e arnojne, sa vjedhin leket. Eshte katandisur qe ata qe blejne makina vene provojne amortizatoret atje. Kurse mjeket ua rekomandojne te semureve per te nxjerre guret nga veshkat. E keshtu kudo. Ska si ndodh ndryshe se si te marri lali 30%, firma e di qe kush llogari me s’i kerkon dot, po dhe vete do fitoje dicka. Vetem per pune s’mbetet asnhe lek

  3. “””Por e bukura e këtij skandali, ku protagonistët kapen me preshë në duar është se të gjitha ato media, që i bënë servis Erion Veliajt për ndërtimin e një ruge të re, e zhdukën nga ekranet denoncimin e deputetit Këlliçi, duke i’a bërë kështu më të lehtë edhe SPAK-ut bashkëpunimin e tij me pushtetin edhe akoma më të kollajshëm procesin e blerjes së zgjedhjeve me para publike.”””

    Pra kush e ka fajin, Lali Eri apo mediat qe i bejne servis?!

    Sipas meje mediat qe i bejne servis. Sepse Lali Eri eshte cope x 1, por qe mediat te censurojne nje lajm te tille do te thote qe jane perfshire Oligarko/Pronaret, Drejtoret, Kryeredaktoret, gazetaret, pra nje kampjon shume perfaqesues i popullates shqiptare. Keshtu qe… kot nuk thone, cdo popull ka qeverine qe meriton.

    Ndersa ti Andi ose vazhdo gric nervat ose shtroja per ne France. Ose hajde zbojme te gjithe shqipot edhe marrim Franceze. Por ne harkun e 1 dekade kane per t’u bere njesoj si shqiptaret. Sepse njeriun dhe shoqerine e modelojne rrethanat.

    PS: Duke marr te mireqene qe ajo cfare ka pohuar Kellici eshte e vertete…

  4. A ka ndonje rruge te sakte , te asfaltuar me viza te bardha ne kryeqytet ? Nuk po flasim per trotuare ku nuk ke ku kalon.
    Rruga qe del te liqeni 200 metra, eshte lene pergjysem me gropa dhe me rrezik , pa siguri fare , ku dhe kalojne kalamaj e njerez per te liqeni. Kompania e Erjon Velise, BEIS, edhe ate pjese para hotel Palmes qe ka asfaltuar para 2 muajsh, perseri eshte bere me gropa. A ka kontroll ky njeri ??

  5. Nga një sondazh i “Euronews” , më mos gaboj, na dilte se përgjithësisht politikanët aktualë në Shqipëri, janë të pa pëlqyer. nga qytetarët
    Jepej vetëm shifra e mospëlqimeve.
    Lali Eri dilte më mirë se shefi i tij Rama me 53% mospëlqime, kurse Rama dilte më keq me 56%.
    Të tjerët, që nga Berisha e deri tek Alibeaj dilnin akoma më keq 70-80 % mospëlqime.

  6. Erion Veliaj eshte sozia e Rames ne nje kornize me ngjyre tjeter por me te njejtat dimensione.Dimensione qe te bejne te vjedhesh perpara syve te popullit dhe te mos te hyje asnje gjemb ne kembe.

  7. Mediat, barometrat dhe “studjuesit e exit-polleve” i kane marre parate dhe po bejne cdo dite “me nder” detyren qe kane.

    Lavdet po kapin majat, duke na siguruar se shitesi i vogel i fiqve dikur, e ka ne xhep mandatin e trete me 35-40 mije vota mbi cdo kundershtar perballe, madje del edhe” i pelqyer” me shume se KM.

    Duket qe para e madhe po hidhet ne kete fushate nga Veliaj dhe lobi qe e mbeshtet, jashte e brenda vendit dhe kjo panorame te kujton thenien se “armiqte e Shqiperise jane vete shqiptaret” qe nuk e mendojne se kujt i besojne, ndonese jo te nje gjaku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *