• |
ide | kryesore

VOA: Alda Klosi e denoncoi vjedhjen e parave me 3 javë vonesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
klosi



Ish-zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, zonja Klosi ka deklaruar se nuk kishte patur sasi të mëdha parash. Sipas proceverbalit të deklarimit të saj, të cilin Zëri i Amerikës ka mundur ta shohë, zonja Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese tek banesa e ish-zyrtares, në një deklarim të dytë, zonja Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai.

Kontradikta në dy deklarimet ngre një sërë pikëpyetjesh, pasi duket e vështirë, që një person, që ka në banesë një sasi kaq të madhe parash, të mos ketë konstatuar mungesën e tyre, aq më tepër, kur sipas deklarimeve të djalit të pastrueses, nëna e tij kishte marrë të gjithë kasafortën. Pikëpyetjet shtohen edhe nga fakti se deklarimi i shumës së vjedhur është bërë vetëm pas arrestimit të autorëve të grabitjes, gati 3 javë pas ngjarjes dhe jo më parë.

Zonja Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare. /VOA



8 Comments

    1. Po pra po, ashtu eshte ashtu:))).

      Ty po te vjedhin shtepine e kursimet (gjithmone nga puna e ndershme), mer lejen e zakonshme 4 jave te mendohesh te denoncosh ne polici me keqardhjen se “sdo te maresh me qafe hajdutin”:)))

      Kur i ke leket e vjedhura, normal qe do mendohesh gjate para se te denoncosh deri sa te kene dhene opsionet e rrenave e justifikimive avokatet e Rilindjes;)

      Dhe e fundit, : ore, a je vertet kaq pall kari apo ben si i tille? Nese ben, je pidhseme. Nese je i till, je ashtu sic ke emrin, “Jorgo pallkari”:))

      1. Vella ku e kam une merakun tani e ku e ke ti…

        O plak ne Top Channel, tek Big Brother VIP Albania, nje nga emisionet me edukues ne Shqiperi, Luisi qe eshte piperi i spektaklit rrezikon te dali jashte sepse duket se ka genjyer perpara kamerave se vuan nga Alzhajmeri.

        Luisi nderkohe ka ngelur si i dhjere se i plasi bomba ne dore, por e bukura eshte qe te gjithe brenda po bejne si te prekur ne bythe nga qe Luisi iu serviri ne tabaka mundesine me nxjerr nje nga konkurentet me te forte te Big Brother. Vete produksioni kuptohet nuk ka deshire ta nxjerri edhe pse ai e meriton…

        Situate shume e sikletshme dhe e ndere.

        E gjithe Shqiperia eshte ngulur perpara ekraneve tani!

  1. Kjo “harresa” e me shume se 120 mije eurove vj3n shume ere te keqe. Me sa duket, znj. Dobi ka marre garanci se nuk do perfundoje ne shtepi pa qera dhe me justifikimin idiot se ato leke ishin per xhaxhain e semure ne USA (mire dollaret, po eurot cfare duheshin, apo me mire pse nuk ishin kthyer ne dollare?) ka marre persiper te mbroje dike tjeter qe eshte me lart ne shtepine e te cilit jane vjedhur keto leke. Qe znj. Dobi mund te behet bashkepuntore e drejtesise, kete as mos ta mendoje kush pasi dera e burgut hapet nje dite, por ka dyer te tjera qe nuk hapen kurre me.

  2. Nuk di Spak qe nuk merr te pandehur hajduten e ministrise

    Votoni partine e hajduteve me themel qe te beni te pasur shoqet e Aldes me kompani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *