• |
ide | kryesore

Arrestohen dy burra nga Fieri, ushtruan dhunë ndaj një të miture dhe bashkëshortes

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit. Një 36-vjeçar me iniciale S. M. është kapur në flagrancë duke dhunuar vajzën e mitur. Ndërkohë një shtetas tjetër, po 36 vjeç, me iniciale B. R. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 36 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

B. R., 36 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Q., 30 vjeç, banues në Suk 2, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Cermë Sektor, Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *