• |
ide | kryesore

Ndiqni LIVE/ Tokës i afrohet një asteroid, por NASA siguron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
asteroid



Një asteroid me madhësinë e një kamioni do të kalojë “pranë” Tokës në një nga distancat më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë mbrëmjen e sotme. NASA tha se asteroidi i sapo zbuluar do të kalojë 3600 km pranë Tokës.

Ai do të jetë pranë Tokës rreth orës 1.28 pas mesnatës së të premtes me kohën e Shqipërisë. NASA tha se deri tani nuk ka asnjë shenjë se asteroidi mund të ndryshojë trajektore dhe të godasë Tokën. Edhe nëse do të afrohej më afër, shkencëtarët thanë se shumica e tij do të digjej në atmosferë.

Vetëm copa më të mëdha mund të binin si meteorit. I zbuluar vetëm të shtunën e kaluar, ky asteroid i njohur i emërtuar si 2023 BU besohet të jetë me një diametër 3.5 m të gjerë dhe 8.5m të gjatë.

Ai u pa për herë të parë nga një astronom amator në Krime i quajtur, Genadi Borisov. Ishte pikërisht ai që zbuloi edhe një kometë ndëryjore në vitin 2019. Brenda pak ditësh, dhjetëra vëzhgime u bënë nga astronomët në mbarë botën. ©LAPSI.al

Rendering of how close asteroid 2023 BU will pass to Earth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *