• |
ide | kryesore

Përplas për vdekje 60-vjeçarin, arrestohet i riu në Cërrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ura e Gjolës cërrik prefektit Rrogozhinës



Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e kësaj të enjteje nga policia. Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3 në Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në këtë qytet.

Shkaktari i aksidentit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara u bë e mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit i autorit të dyshuar të këtij aksidenti.

Ai është një 35-vjeçar me iniciale E. H., banues në Cërrik. Ndaj tij do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *