• |
ide | kryesore

PS i bie daulles ruse për të ndaluar diskutimin e aferës McGonigal në Kuvend (Argumentat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PS



Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur pas mbylljes së seancës plenare për debatin me opozitën si dhe çështjen McGonigal.

Sa i përket kërkesës së PD për ndryshimin e rendit të ditës, ai tha se ajo nuk shqyrtohet në seancë dhe se ishte një kurth për të hequr vëmendjen nga loja me paratë ruse të PD-së dhe nga provat e reja të 21 janarit.

“Kërkesa nuk shqyrtohet në seancë, i lihet kohë tre ditë të shqyrtohet në konferencën e kryetarëve. Deputetët kërkues jo vetëm që bënë prezantimin 3 minuta, por morën dhe 2 minuta të tjera. Një kurth për të hequr vëmendjen nga loja me paratë ruse të PD-së dhe për të hequr vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit”, tha Balla.

Duke iu rikthyer çështjes McGonigal, ai deklaroi se hetimi për këtë çështje ka mbaruar dhe ka vetëm një të pandehur që është ish-zyrtari i FBI.

“Është një hetim që po zhvillohet në SHBA, që ka vetëm një të pandehur dhe në momentin që kërkesa (e PD) do të vijë sipas rrugëve procedurale, do të merret në shqyrtim përsëri. Sa herë kërkesa të ketë firmën e Sali Berishës, do të rrëzohet.

Kryetarja e Kuvendit germë për germë, fjalë për fjalë me rregulloren e Kuvendit i ka marrë të gjitha masat një pas një.

Për zhvillimin normal të seancës së Kuvendit duhet të zbatohet rregullorja. Ta harrojë Sali Berisha dhe Gazment Bardhi po të doni se do të bllokojë punën e Kuvendit.

Ky është një proces që ka disa afate. Në rast se do të bënim çfarë do Sali Berisha, i binte që akti normativ të rrëzohej sepse nuk kapim afatin dhe atyre 695 mijë pensionistëve t’iu tërhiqnim mbrapsht paratë.

Gjithë kjo dhunë e ushtruar në Kuvendin e Shqipërisë është derivat ose e lidhur”, tha ai.

Balla theksoi se asnjë autoritet i shtetit shqiptar, asnjë ministër apo kryeministër nuk është i përfshirë në këtë hetim.

“E para është që për këtë çështje kam mbajtur një fjalë në Kuvend ku kam sqaruar pozicionin tonë, ku asnjë autoritet i shtetit shqiptar, asnjë ministër apo kryeministër nuk është i përfshirë në këtë hetim. Është përmbyllur ky hetim, dosja ka shkuar në gjykatë me një të pandehur. Nuk ka asnjë përgjegjësi politike. Sa kohë mendoni që ka një përgjegjësi politike se një kryeministër pret një zyrtar të rëndësishëm të një vendi tjetër.

Ky individ ka takuar dhe autoritete të qeverisë gjermane apo austriake. Në asnjë nga vendet e tjera nuk ndodh kjo. Kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen. SPAK ka marrë në vlerësim kallëzimin lidhur me provën e re të 21 janarit. Katër vrasje, vrasje shtetërore ku përfshihet drejtpërsëdrejti ish-kryeministri apo ish-ministri mendoj që duhet të marrë një vëmendje më të madhe.

Kjo që po them është qëndrimi zyrtar i grupit të PS. Asnjë zyrtar i PS-së nuk ka asnjë lidhje me të. Është shumë e thjeshtë gjëja, dosja ka shkuar në gjykatë, ka vetëm një pandehur”, theksoi Balla.

©Lapsi.al 



17 Comments

  1. Gazetaret ti bejne pyetje Rames a e kalon dot oqeanin,

    por edhe nese me parate e taksapaguesve te varfer shqiptare arrin ta kalosh edhe kesaj here

    oqeanin, kurre nuk mund te kalosh oqeanin e loteve dhe te dhimbjeve qe i ke shkaktuar ketij

    populli. Karma eshte kurve. Ne mos sot neser do te te beje nje vizite.

  2. zhurma nuk kishte lidhje me ngjarjen, nuk kishte synim të sulmonte Ramën, por kishte një efekt Big Brother, për të sfumuar thirrjen në SPAK të Shkëlzen Berishës. Po kjo ndodh vetëm për titrat apo trasmetimin live, pasi çdo fakt e çdo e vërtetë nuk mund të fshihet dot. Sot, më 26 janar 2023, ka ndodhur zhvillimi më i rëndësishëm që prej vitit 2008. Pasi është thirrur në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit për çështjen e Gërdeci

  3. Përçartjet e Balles me gazetaret sot ishin te denja per Portokalline e Top-it.

    Nga pensionet e Berisha apo i biri, e deri tek ruset, ai u perpoq te gjente daulle per te mbuluar zhurmen, jo te shtypit shqiptar, por atij amerikan e britanik per skandalin ne FBI me dy shqiptare dhe nje KM.

    Por me kot…

    “Perse bien keto daulle” eshte nje veper e dikurshme e Kadarese…

  4. Një gjë duhet kuptuar që Amerika e lap lepurin me qerre.Kujtoi Rama se po i mashtronte.Kujtoi se dhe me shpalljen non grata të Berishës ja arriti qëllimit hakmarrës neokomunist të shkatërronte PD.Amerika ka një gjë që e korrigjon vetveten.Mos kujtoni se ajo nuk e vigjelonte Ramën.Dhe ja ku jemi.E kapi në shkelje të ligjeve të veta se për ato shqiptare e dinin.Kaq i desh.Shkele ligjet e mia do përgjigjesh.E para politikisht e pastaj ligjërisht.Se nga drejtësia e re shqiptare nuk presin gjë. Tashmë janë koshient.Por dhe skandali me Berishën që u diskretituan nga gënjeshtrat e gjatucit nuk gëlltisin. Panë që dhe pjesa më pro amerikanë tashmë nuk besonin të kjo Amerikë luajti rol të madh.

  5. Pu cfare koke shtremsi qe eshte ky…
    Ka takuar edhe autoritete gjermane dhe austriake thote koke bolja. Po mor po ka takuar patjeter qe ka takuar edhe me shume se kaq, por problemi eshte qe vetem ketij rrypit tone i ka dale emri dhe jo vetem njehere.
    U rrace e poshter. Rrace hajdutesh e mashtrusish ordinere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *