• |
ide | kryesore

Vendosën kamera ilegale në lagje/ Nën hetim tetë persona në Durrës dhe Shijak

-Instant, Lajme, Të fundit



Tetë persona janë vënë nën hetim në Durrës dhe Shijak, pasi vendosën kamera ilegale në lagje. Për ndërhyrje të padrejta në jetën private të qytetarëve në Shijak u vunë nën hetim Albert Muharremi (vëllai Rrumit), Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli) , Jasin Kala (Avdyli) , Altin Avdyli  dhe Sajmir Gjepali, ndërsa në Durrës u vunë nën hetim Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja.

Gjatë operacioni të koduar “Fijet” i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u çmontuan në Durrës, Shijak dhe Krujë 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Dyshohet se kamerat janë vënë për të siguruar informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim  Dejvid Karaboja dhe Plarent Dervishaj, aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale.

Operacioni ka vijuar në Shijak dhe nga kontrolli i ushtruar u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.

Gjithashtu, plani operacional “Fijet”, ka vijuar në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël.

Një ditë më parë, policia ka mundur të çmontojë 16 kamera sigurie që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal në Vlorë. Kurse në Shkodër janë çmontuar 38 kamera sigurie, ku  21 kamera prej tyre ishin instaluara në dy lagjet më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri.



1 Comment

  1. Kamerat e Elbasanit, qytet i bandave dhe trafikut te madh te droges, policia i ka lene t’i heqin vete, se numri i tyre padyshim eshte me i madh se ne qytetet e tjere.

    Por vrasjen e Pjerin Xhuvanit nuk e kane filmuar, ndaj gjyqi nuk ka fund…

    Ndalimet ne Shijak jane nje shenje se jo kudo trajtohen njesoj kriminelet.
    Qe nga Shkodra e deri ne Vlore duhet i njejti trajtim per krimin…

    Do te presim e do te shohim nëse kjo do te ndodhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *