• |
ide | kryesore

Nëntë raste të reja dhe 13 të shëruar nga Covid 19 në vend

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën pandemike në vend. Mësohet se nga 395 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Nga ta 2 qytetarë janë në Tiranë, Vlorë, Himarë dhe nga 1 qytetar në Dibër, Selenicë, Gjirokastër.

Ndërkohë nuk raportohet asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Nga dita e djeshme janë shëruar 13 qytetarë.  Kjo e çon numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *