• |
ide | kryesore

Video/ Dygolëshi i Nonato shtrin përtokë Vllazninë: parakalim në renditje i Erzenit që mund Josën sërish

-Instant, Sport, Video
Nonato



Faza e tretë e kampionatit rinis me një tjetër dëshpërim të Vllaznisë në shtëpinë e Erzenit. Në javën e parë të kampionatit fitorja e shijakasve u konsiderua katastrofë, por Kapllani e të tijtë treguan se nuk janë të tretët rastësisht. 3-2 imponohet Erzeni përballë kuqebluve, që në “Niko Dovana“ vetëm ndoqën rezultatin. Dygolëshi i Nonato tërhoqi Erzenin drejt një suksesi që e lejon të parakalojë Vllazninë, në vendin e tretë.

Që do të ishte e vështirë, shkodranët e kuptuan menjëherë, kur e nisën praktikisht në disavantazh. Një autogol në minutën e 2′, e bëri ndeshjen në ngjitje, me Smajlin, që devijoi gabimisht në portën e tij. Avantazhi sigurisht që bëri me krahë Erzenin, që dyfishoi shifrat në minutën e 31′. Nonato përballë Zogovic nuk i la asnjë mundësi malazezit. Braziliani e kaluar edhe portierin, përpara se ta dërgonte në rrjetë. Nën dy gola, shkodranët nuk kishin shans tjetër vecse të dilnin përpara. Pasi i anulluan një gol me VAR në pjesën e parë, Mala ngushtoi diferencat në të dytën.

Por kur të gjithë prisnin barazimin e shkodranëve, për shkak të impostimit në gjysëmfushën kundërshtare, erdhi ndëshkimi. Kundërsulm i shpejtë dhe Kapllani që shërbeu për Nonato, që nuk gaboi sërisht para Zogovic për 3-1. Goli i shënuar pastaj nga Fjoart Jonuzi, me një të djathtë precize ngushtoi shifrat në 3-2 në minutën e 80, por nuk evitoi dot humbjen. 29 pikë për shijakasit, në vendin e tretë, një mbi Vllazninë.

GOLAT E NDESHJES

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *