• |
ide | kryesore

Berisha: Si po përpiqet Rama të përjashtojë PD nga zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me kryetarë dhe sekretarë degësh të Tiranës. Berisha u ndal gjatë tek çështja “McGonigal” duke theksuar se Rama mendon dhe beson se do t’i mashtrojë shqiptarët se aty nuk ka gjë për të.

“U thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton” – tha Berisha.

Ai foli edhe për situatën që po kalon PD dhe regjistrimin e saj në zgjedhje. Berisha akuzoi sërish Ramën se kërkon të përjashtojë PD-në nga procesi i 14 majit, por sipas tij nuk do ia dalë.

“Gjykata, Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.

Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Po ju jeni te vetperjashtuar o te mbaruar!

    Rama jua zgjodhi Bashen si kryetar partie o te pafytyre?!

    Rama jua ka fajin qe mbetet pa vule?! O te pavule!

  2. S’ka forcë në botë
    Të na ndal ne sot
    Revolucioni marshon

    Kënga jonë e re
    Shëmb shkëmb e gurë
    Ngrihet lart ne qiell
    Si një flamur
    Lart në qiell valëvitet
    Shpellarët kaliten
    Na prin PD- çka jonë

    Rroftë PD-çka me në krye shokun Sali në krye!
    Urrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrra

  3. final countdown! koha edviniste mbaroi! Poshtë hajdutët, tradhëtarët vëllezër të serborusëve!

  4. Muli,Nard Ndoka ,Mondi Spaho dhe ai Ed Paloka te marrin ne qafe. Mos se harrova Albanen dhe Rudiben .Kjo eshte kombetarja qe te shpien ne finale. Perpara PD se je hapur.

    1. Sollak maman në byth ta shkërdhefshin demokratët mor derrrr patronazhisti që ke shitë familjen tët shkërdhehet te rilindja

  5. Sali. Te jet dit kur dielli te verbon.
    Dhe ti te thuash qe eshte dite. Un nuk do ta besoj.
    Per mua nuk egziston. Je thjesht ajer.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      kush e rruan për një idiot si ti! në fakt jeni shumë, se ky popull ka me shumicë idiotë e parazitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *