• |
ide | kryesore

Inter, Klinsmann ndez atmosferën e derbit: “Po e shijoj krizën e Milan”

-Instant, Sport
Klinsmann



Inter-Milan është një nga sfidat që Serie A e eksporton në të gjithë botën. Nga Kina në Shtetet e Bashkuara, do të ketë qindra miliona shikues. E mes tyre, nga Kalifornia, do të jetë edhe një që ka shkruar faqe të rëndësishme në historinë e kësaj ndeshjeje me fanellën e Inter. Jurgen Klinsmann, ka folur me Bruno Longhi gjatë emisionit Aperocalcio. “Duhet ta fitosh derbin sepse vlen shumë. Një ndeshje e veçantë për tifozët si unë, por edhe për lojtarët në fushë”, tha gjermani.

“Në kohën time ishte Interi i tre gjermanëve kundër Milanit të holandezëve – kujton Klinsmann -. Ishin ndeshje përrallore dhe të balancuara, por ishte një përvojë unike dhe e mrekullueshme. Unë tani jam në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1998. Por e ndjek gjithmonë futbollin italian dhe jam krenar për atë që po bën Interi”.

FORCA E INTERIT

“Më pëlqen mënyra se si luan Inter, por në kampionat mendoj se është tepër vonë tani. Askush nuk mund ta ndalë Napolin. Shpresa ime – vazhdoi Klinsmann – është që mund të jetë një vit i veçantë në Champions League për zikaltrit. Mendoj se mund të bëjë mirë sepse skuadra është e jashtëzakonshme. E tashmë ka treguar se mund të konkurrojë kundër skuadrave të mëdha në Evropë. Unë pres të paktën gjysmëfinalen, mendoj se mund të arrijë atje. Pastaj nuk harroj Coppa Italia, e cila është më pak prestigjioze, por është sidoqoftë një trofe”.

PROBLEMET ME TË VOGLAT

“Nuk e di pse Inter vuan më shumë kundër skuadrave të vogla. Ndoshta është problem përqendrimi. Nëse do të fitosh trofe, nuk mund të humbasësh këto ndeshje. E do të thoja se mësimet e nxjerra nga ky vit janë tashmë të mjaftueshëm”.

PËR MILAN E JUVENTUS

“Si tifoz i Inter, po e shijoj momentin e vështirë të Milan dhe Juventus – vazhdoi Klinsmann -, si çdo tifoz. Sigurisht, kolapsi i Milanit është i pashpjegueshëm. Ata po bënin shumë mirë dhe askush nuk e priste që të humbnin kështu shumë ndeshje dhe në mënyrë të keqe. Nuk e di se çfarë ka ndodhur.”

TITULLI PËR NAPOLIN

“Mendoj se është shumë vonë për të arritur Napolin, mendoj se është viti i tij. Fitorja e derbit kundër Milan mbetet shumë i rëndësishëm dhe e uroj. Por nuk mendoj se Napoli do të lejojë rikuperimin e 13 pikëve. Do të duhej diçka sensacionale. “Nga jashtë duken si një grup shumë i fortë, me një trajner të jashtëzakonshëm dhe një tifozëri të nxehtë. Por në futboll, kurrë mos thuaj kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *