• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Mbërrin në Turqi avioni i parë me ndihma nga Greqia

-Instant, Lajme, Planet



Greqia vazhdon të mbështesë Turqinë e goditur nga tërmeti dhe po forcohet me kalimin e ditëve. Greqia do të dërgojë pesë avionë me ndihma humanitare në Turqi, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës vazhdon të rritet.

Sot në orët e para të mëngjesti, mbërriti në Adana i pari nga pesë avionët  me ndihma humanitare, i shoqëruar nga ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Christos Stylanidis.

Ministri grek u prit nga një delegacion zyrtar i qeverisë turke, i kryesuar nga ambasadori Mehmet Guluoglu dhe zyrtarë lokalë.

Pamjet nga mbërritja e misionit grek janë postuar në Twitter nga ambasada greke në Ankara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *