• |
ide | kryesore

I riu erdhi i pajetë/ Prokuroria spanjolle: Në përfundim të proceseve zemra do dërgohet në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësues nga Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar së fundmi një takim në Barcelonë me homologët e tyre spanjollë, në lidhje me rastin e Saimir Sulës, i cili u soll i pajetë në vitin 2020, pa një organ, zemrën.  Në këtë takim të zhvilluar u kërkua një informacion më i detajuar sa i përket ecurisë së ekzekutimit letër-porosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022. Në lidhje me këtë, pala spanjolle informoi Prokuroren Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.

Dërgimi i zemrës së të ndjerit S.S. autoriteteve shqiptare për të kryer analizën e ADN-së

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

Kryerja e testit të ADN-së

Në kushte kur ekzekutimi i letër-porosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri. Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së shtetasit S.S., është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020).

Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *