• |
ide | kryesore

Trupi i Sajmir Sulës erdhi pa zemër nga Spanja/ Familjarët protestojnë para Parlamentit Evropian

-Instant, Lajme, Të fundit



Familjarët e Sajmir Sulës kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit Evropian, në Bruksel të Belgjikës. Familjarët e të riut që ndërroi jetë në një spital në Barcelonë dhe u soll pa zemër në Shqipëri kërkojnë hetimin e çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës. Ata kërkojnë testin e ADN-së për të vërtetuar se zemra që iu është dhënë nuk është e Sajmir Sulës.

Gjatë protestës së mbajtur ditën e hënë, e motra dëgjohet teksa thërriste se nuk ka asnjë përgjigje nga drejtësia edhe pse kanë kaluar 3 vite nga kjo ngjarje. Sakaq, ajo ka kërkuar takim edhe me deputetët e Spanjës, por edhe të kryeministrit Rama për zbardhjen e ngjarjes.

“Arsyeja pse jemi këtu pas 3 muajsh është se kërkojmë të drejtat e njeriut. Ne kërkojmë që të ulemi për të flasim për të drejtat e njeriut të një shqiptari që i është zhdukur zemra. Në 3 vite nuk është bërë asnjë investigim. Kemi të drejtën të dimë se ku është zemra e tij. Nëna e tij, motrat, familjarët duan të dinë ku është zemra e këtij djali shqiptar në një spital publik në Katalonja. Ne kërkojmë të ulemi dhe të flasim për trafikun e organeve të djalit shqiptar. I kemi kërkuar Ramës dhe ministrit të drejtësisë shqiptare Ulsi Manja. Po presim prej gati 3 vitesh.

Edi Rama heshtja jote do të thotë shumë. Pedro Sanchez heshtja juaj do të thotë shumë. Zoti Rama ne po presim për lajmin tuaj të rremë se institucionet do sjellin zemrën që t’i bëhet ADN-ja. Pse duhet të presim kaq shumë?! Zoti Rama, na thanë që do të sillni zemrën në Shqipëri për ADN. Kanë kaluar 3 muaj dhe asgjë nuk ka ndodhir. Zoti Ulsi Manja po ju kërkojmë të sillni zemrën në Shqipëri dhe t’i bëhet ADN që është një provë legjitime nëse kjo zemër i përket Saimirit apo jo. Ne duam të gjithë truprojat e spitali në burg, duam të dimë kush është përgjegjësi për këtë ngjarje”, tha ajo.

Motra ka kërkuar vendosje pas hekurave të rojeve dhe ekipit të sigurisë së spitalit ku u prit Saimir Sula, duke i akuzuar për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *