• |
ide | kryesore

Përleshje në Paris për reformën e pensioneve, sindikatat kërcënojnë ‘të ndalojnë vendin’

-Instant, Lajme, Planet



Në ditën e katërt të mobilizimit kundër reformës së pensioneve në Francë, protestuesit dogjën makina dhe u përleshën me policinë. Ndërkaq, sindikatat kërcënonin “të ndalonin punën në vend”. Zyrtarët thanë se rreth 100 000 njerëz u mblodhën në Paris dhe më shumë se 1 milionë në të gjithë Francën.

Drejtuesit e sindikatave kryesore të punës thanë se protestat do të vijojnë dhe se ishin gati të ashpërsonin lëvizjen nëse qeveria e parlamenti mbeteshin “të shurdhër ndaj mobilizimit”.

Kreu sindikal Philippe Martinez tha se vendimi është në dorë të qeverisë, të cilës sipas tij “nuk i mbetej shumë kohë”. Forca të shumta policie kishin dalë në rrugët e Parisit teksa dhjetë persona u arrestuan, ndërsa demonstata u zhvilluan në qytete të tjera të mëdha të vendit. Ashtu si në ditët e mëparshme, marshimet kryheshin zakonisht pa trazira, përveç disa incidenteve në Rennes e Paris.

10,000 policë e xhandarë ishin mobilizuar në protesta, duke përfshirë e 4,500 vetem në kryeqytet. Demonstratat e disa ditëve radhazi nuk duket se po influencojnë qeverinë e Macron, e cila kërkon të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Presidenti përmendi çështjen nga Brukseli duke u zotuar se “do të vijojë puna në parlament pa bllokuar pjesën tjetër të vendit”, duke iu referuar grevave të disa sektorëve ekonomikë.



2 Comments

  1. Ne jena te mbaruar, shif ca behet. Ne jemi per turp.
    Ambasada amerikane ne paris dha ndonje deklarate per protesten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *