Arrestimi i saj erdhi pas zbulimit të një shume marramendëse në apartamentin e Rozeta Dobit, e cila ishte akuzuar për vjedhje nga ana e Klosit, ku kishte punuar si pastruese. Por ish-zyrtarja deklaroi një shumë shumë herë më të vogël se sa ajo që u gjet në shtëpinë e pastrueses, e cila më 3 shkurt deklaroi se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin.
Zyrtarisht sipas Policisë së Tiranës Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Në dosjen e akuzës thuhet se Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9220 viti 2022 për veprën penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K. Penal, në ngarkim të shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi.
Procedim penal i mësipërm është regjistruar pasi më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga organi i prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është krijuar bindja e bazuar në prova se autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale janë shtetasit Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, ndaj të cilëve me kërkesë te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendos masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases Alda Klosi, e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.
Me urdhrin e datës 3 shkurt 2023, është regjistruar në regjistrin e veprave penale, emri i shtetases Alda Klosi, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal.
Sipas prokurorisë, hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim.
Rilindasit duhet ti ngrene Rames nga nje monument per cdo shtepi, sepse i beri te gjithe milionere.
Kur ka ariitur nje keshilltare e Ahmetajt te kete vetem neper dyshek e tuba ajrimi mbi 700 mije euro
e disa apartamente pa llogaritur edhe te tjera qe mund te jene fshehur, merre me mend sa kane
Ahmetajt , Gjinkuret, Balluket, Veliajt, , Lamet pa llogaritur vete kapitenin qe ka sa te gjithe bashke.
U lumte, Pushteti per ta ka rezultuar te jete nje miniere floriri.
Kjo shqiperia jone e vogel ka dy popuj : rrjepes dhe te rrjepur, dhe per cudi te rrjepurit gudulisen
i bejne lajke e i japin voten rrjepse, dhe harrojne se pasi ti rrjepin do tua futin thiken edhe ne
palce e do tu pin e edhe gjakun.
Ku te fale vlonjatet o Vella te vidhen ata Jane rrac trimash ata ta hane mutin e te Lene pa byth
O palikari pse nuk flet o kurv e kuqe
Administrata qe duam.
Hajdute me themel.