• |
ide | kryesore

Tërmeti/ OKB miraton 25 milionë dollarë ndihmë për Sirinë

-Instant, Lajme, Planet



Organizata e Kombeve të Bashkuara do të akordojnë 25 milionë dollarë shtesë në Siri, për njerëzit në zonat e goditura të tërmetit shkatërrimtar.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths ka deklaruar se kushtet humanitare në vend ishin në gjendjen më të keqe që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011, me mungesë të burimeve, një shpërthim kolere dhe kushte të ashpra dimërore.

SHBA njoftoi për një paketë fillestare prej 85 milionë dollarësh për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë të rimëkëmben nga tërmeti shkatërrimtar, duke parashikuar edhe heqjen e përkohshme të disa sanksioneve kundër Damaskut.

Parashikohet edhe sigurimi i ujit të pijshëm dhe i kanalizimeve, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Në Siri mbërriti karvani i parë i ndihmave për zonat rebele, përmes korridorit humanitar Bab al-Haëa, aktualisht i vetmi: gjashtë kamionë me batanije, dyshekë, tenda, materiale ndihmëse dhe llamba diellore.

Turqia deklaron se do të hapë dy pika të tjera kufitare, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është treguar i gatshëm të dërgojë ndihma ndërkombëtare edhe përmes kalimeve të tjera, siç po bëjnë aktualisht Rusia, Irani dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vetëm dy ditë më parë qeveria siriane vendosi të lejojë që ndihma për tërmetet të arrijë në të gjitha pjesët e vendit, duke përfshirë zonat e mbajtura nga grupet kryengritëse në veriperëndim.



1 Comment

  1. Mediat nderkombetare shkruajne se pas termetit ne Siri dalin te pastrehe 5 milion banore, pervec numrit te madh te viktimave dhe te plagosurve.

    OKB akordoi 25 milion dollare si ndihme per Sirine, ku mungon streha, por edhe ushqimi per miliona vetë.

    Miliardat derdhen per arme e luftime ne Ukrainen fqinje, por jo per viktimat e lufterave aventureske ne Lindjen e Afert e te Mesme, duke treguar se roli i organizmave nderkombetare po zbehet cdo dite e me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *