• |
ide | kryesore

Barcelona e Lewandowski sfidon United e Rashford, beteja e Camp Nou mbizotëron Europa League: ja përballjet

-Instant, F1, Sport
Barcelona



Gjashtëmbëdhjetë skuadrat më të mira të Europa League do t’i japin jetë tetë betejave të vërteta në këtë fazë të kompeticionit. Pretendentët janë të thirrur në cështje të konfirmojnë statusin e tyre, në rikthimin e turneut, por është e kotë të thuhet se vëmendja është e gjitha e përqendruar në Kamp Nou. Në impiantin spanjoll luhet super sfida mes dy rivalëve të mëdhenj. Barcelona do të presë Manchester United në atë që fare mirë mund të ishte finalja e Europa League, e ndoshta jo vetëm asaj.

Dy skuadrat kanë pozita të forta në kampionatet e tyre. Barca kryesuese dominante në La Liga +8 nga Real Madrid, ndërsa Red Devils kanë mbërritur të tretët, – 5 nga Arsenal kryesues, që ka një ndeshje më pak të luajtur. Xavi kërkon trofeun e parë europian si trajner, ndërsa ten Hag e ka të qartë se fitorja do të ishte një demostrim force para gjithë të tjerëve.

Lexo më tej:Video/ Rashford e Garnacho tërheqin United te fitorja: Leeds rrëzohet 2-0 në Elland Road

SFIDAT E TJERA TË 1/8-ve

Përfshirë Juventus që do të presë në Stadium francezët e Nantes. Bardhezinjtë janë rikthyer të fitojnë me portë të paprekur. Por problemet ligjore dhe -15 pikë në renditje mund të rëndojë në moralin e tyre. Francezët nën shok nga ndarja nga jeta e vajzës 5 vjecare të Ganago, që do të mungojë në përballje, nuk është se kanë atmosferë më të mirë. Gjithësesi, përballja është e gjitha për tu parë.

Ajax do të presë në Amsterdam Union Berlin. Gjermanët janë një befasi edhe në Bundesligë, por kundër hollandezëve ekspertë në Europë do të jetë një mission i vështirë. Transfertë e para kundër Salzburg për Romën e Mourinhos, që duhet të përligjë përfshirjen mes favoritëve. Ukrainasit e Shakhtar do të luajnë me Rennes. Ndërsa skuadra e principatës së Monaco do të udhëtojë në Gjermani për tu përballur me Bayer Leverkusen. Interesante ndeshja në Lisbonë e Sporting ndaj Midtjylland. Ashtu si edhe përplasja në Ramon Sanchez Pizjuan. Sevilla në mesin e renditjes së La Liga mund të shpëtojë sezonin vetëm një përsëritje të sukseseve të zakonshme në turneun në kompetencë të tyre. Por për ta bërë duhet më parë të kalojnë PSV Eindhoven.

Knockout Round Play-offs Europa League

18:45 Ajax – Union Berlin
18:45 Barcelona – Manchester United
18:45 FC Salzburg – Roma
18:45 Shakhtar Donetsk – Rennes
21:00 Bayer Leverkusen – Monaco
21:00 Juventus – Nantes
21:00 Sevilla – PSV Eindhoven
21:00Sporting CP – FC Midtjylland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *