• |
ide | kryesore

“McGonigal”/ Rama: Edhe mediat amerikane kanë “kazanët” e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikane, BalkanInsight



Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar t’i cilësojë mediat amerikane ‘kazan’, ashtu si më herët ka quajtur mediat shqiptare për çështjen McGonigal. Duke folur për shkrimet që kanë mbushur mediat në SHBA mbi çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me të, Rama tha se ka edhe Amerika kazanë. Megjithatë nga ana tjetër, ai theksoi në “Opinion” se nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën.

“Është tabloid New York Post. Unë merrem me aktakuzën, ke gjë për aktakuzën. Deri dje unë e bëja këtë nëpërmjet Sorosit. Tani iku Sorosi. Tani doli ky, nëpërmjet këtij unë kam kapur sekretarin e shtetit. Sikur SHBA-të të bliheshin dhe të shiteshin do ishin prej kohësh leckat e fuqive të naftës. Do i kishin blerë, do i kishin shitur dhe do i kishin bërë leckë, gjithë ata trilionerë që janë në shkretëtirat e naftës.

Si mund kryeministri i Shqipërisë, një vend i vogël të fusë nën kontroll SHBA-të dhe për çfarë për t’i vënë vulën non-grata një të vdekur që kujton se është gjallë. Sikur Amerika të lobojë kështu, po të them që do ishte bërë leckë për të fshirë këmbët planeti. Po mo influenca, po me çfarë, me piktura apo me video erotike. Shqipëria paska potencial që me para, me eros, me piktura ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI të punojnë për të. Ku ka Zot në tokë që e blen Amerikën, nuk ekziston.

E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për New Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij. Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza.  Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës” – tha Rama në Opinion. /LAPSI.al



12 Comments

    1. Që të qartësojmë njerëzit sepse lapsi, e dini vetë ju me çfarë syze i parashtron gjërat këtu.

      Sipas Lapsit: Rama tha që mediat Amerikane janë kazanë.
      Çfarë tha vërtetë: edhe në Amerikë ka media kazanë (një prej tyre New York Post). Por mediat serioze, that Rama, e kanë raportuar në mënyrë korrekte lajmin. Mediat si New York Times ose Washington Post.

      Sipas Lapsit: Rama tha që nuk ka burrë në botë që të blejë Amerikën.

      Çfarë tha vërtetë: Rama tha që nuk ka burrë në botë që të blejë departamentin e shtetit. Dmth vendimet e shtetit Amerikan nuk blihen dhe nuk mund ti ndikojë njeri. Kjo përfshin CIA, FBI NSA, Pentagon etj.

    2. Progresi i budallallekut te Rames shumfishohet cdo ore. Vecanerisht deklarata duke mburrur PhD-ne nga ato te “gjyshes” dhe thene publikut “lerni te vdekurit te varrosin te vdekurit”!!! E kuptoni ku shkon trashesia e ketij apo jo. Komplet psikopat, pa kurrfare dinjiteti humanist. Ne, te gjallet, kemi obligim ndan atyre qe ndahen nga kjo bote, madje edhe kur te ktheje patkojte idiokrati Rama. Pis burre.

  1. Ne konkluzion, kryeministri shqiptar permendet ne aktakuze thjesht sepse eshte i gjate, vendin do e qeverise kur t’i teket, ne parlament nuk do shkoje sepse opozita eshte gojendyre nderkohe qe vete ai as qe i di llafet e pista dhe ka frike te mos prishet, Ameriken nuk mund ta bleje sepse nuk ka leke etj.etj.
    P.S. Gabim i madh qe doli sot ne Opinion, deshi te denigronte opoziten me pretekstin se ai nuk merret me te, por fytyra e tij tregonte shume. I lodhur, i trembur dhe asgje nuk mund t’ia ngrinte moralin. Mjeket duhet te kene kujdes se shume kollaj mund te kaloje ne overdoze.

  2. Me Kurtin ka qellim te njejte, por qasje te ndryshme ndaj Serbise.
    “Shteti jam une” i ben nder t’ja thuash ketij sharlatani.
    Kunder interesave te Kosoves, ky i gjati, i rruges se gjate.
    Kunder interesave te Shqiperise me Marreveshjen e Detit me Greqine, per te cilen as jep llogari e as guxon kush ta pyesi.
    Por gjithsesi qenka urtesuar djali. Si gjel i ç’pendisur duket.

  3. Kazan I shpuar je ti.
    4 milion euro per nje karkas druri
    3 milion I merr ky hajdut, ky palaco. Burgun e ka pak. Firms Fusha kudondodhur. E ka besnik nuk tregon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *