• |
ide | kryesore

“McGonigal”/ Rama: S’ka shanse të ngrihet Komision Hetimor ndaj meje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
hetimor



Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen McGonigal. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se opozita nuk ka asnjë të drejtë që të përdorë Kuvendin për ta kthyernë hapësirë manipulimi dhe propagandë pa asnjë baza. Rama tha se nuk do pranoje ngritjen e nje komisioni hetimor ne Parlament. 

“Jo jam i pafajshëm, po s’kam lidhje fare. Nuk keni arritur në pikën që unë të pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Nuk jemi në këtë pikë. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj mblidheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur sepse ky është një abuzim ekstrem me gjithçka, me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale.

Të marrësh zvarrë njerëzit duke tundur atë dhe duke u thënë që këtu ka një skandal të madh…Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans te kete komision hetimor”, ka deklaruar ai.

Rama është pyetur lidhur me praninë e Agron Nezës në pritjen e mbajtur në OKB, (foto lart kryesore) me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Shkurt të vitit 2022. Është pikërisht ky momenti, kur Kryeministri ka mbajtur edhe fjalimin e tij në këtë event.

“Ka patur 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin të tjerë me vete. Kanë qene njerëz nga komuniteti shqiptaro-amerikan ka patur pafund të ftuar. Nuk mbaj mend nëse e kam takuar ose jo këtu, nëse i kam dhënë dorën apo jo”, – u shpreh Rama. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Rama Mashtruesi i Madh Nr. 2 ne diference te pallogaritshme me Nr. 1 Berishen( e meriton 1 se eshte me plak dhe ka kontribut me te madh si mashtrues).

    1. Po, o Beu ynë! Ti ben cfare te duash ne kete fshatin tone. Ti nuk i jep llogari askujt.
      Surrati yt, surrat langaraqi politik, me vite, ka gjykuar e demaskuar publikisht e ke i ka dashur qejfi.

      1. O kokrra e legenit
        Qe shoq nuk ke,
        Mashtro delet e kuvendit
        Kurre s’na mashtron Ne!

        Kryeminister halabak
        Ekzemplar mbi Dhe,
        Vazhdo perdridhu edhe pak
        N’biruce vendin e ke!

        Ti mor super shkerdhate
        Mashtrues e hajdut unikal
        Nga pensioni im more parate
        E i’a dhe spiunit McGonigal?!

        Shume pisk e ke k’te here
        Se je hu’ e permbi hu’,
        Per Ne nuk mendove asnjihere
        Vec per vete me u pasuru.

        Je nji cope mishi pa eshtra
        E si langaraq ti po dredhon
        Me mashtrime e genjeshtra
        Prap t’njejtin avaz po e vazhdon.

      1. Ku e di ti o i paemer i ores 22:48 qe amerikanet nuk i kane thene te dorehiqet? Ai tani po negocion me ta qe te dale i palagur dhe te mos i konfiskohet pasuria e vene nepermjet supervjedhjeve. Pa diskutim qe do e jape doreheqjen ose do e coje punen me sherr. Ka mjaft pallakaris qe jane mesuar me perversitetet e Rames dhe jane te gatshem te japin jeten per sufllaqe.

    2. Pra dje Felaj dhe sot Rama, deklarojne njeri qe eshte pazulluar, dhe tjetri qe ore ska shans qe ligji per komisionet parlamentare te zbatohet!!! Thjeshte e qarte, nje veper e rende penale me dashje, publikisht madje, qe SPAK nuk ka pse gjemoje kot por tak fap mund tu hedhe hekurat me vend!!! Ashtu si me patronazhistet, abuzimin e rende me bazat e te dhenave shteterore, pasurine publike, serish padrino Rama kercenon “ska shans hetimi” ndaj meje!!!

  2. Rama duket sikur ka shtuar 30 vjet keto tre javet e fundit. Ngjan me i vjeter se Berisha sot. Syte dhe shikimi deshmojne panik total.

  3. Keshilla qe ka marre Rama lidhur me McGonigal, sic duket qarte eshte: moho gjithçka e hesht.

    A nuk po heshtin edhe ambasadorët e vendeve ku shtypi i tyre e ka teme te dites kete ceshtje?

  4. Je i zhytur ne mut

    Duhet te mbaje pergjegjesi edhe Ambasada amerikane ne Tirane me dy ambasadoret e fundi dhe drejtoret ne DASH qe mbeshteten kete mafioz qe vjedh dollaret e ketij populli e ja jep Mcganigol te amerikes
    Turp e kriminela qe keni luajtur me kete vend

  5. Patjeter shouk Enver,

    Nuk ke lidhje fare ti. Ate emrin ta kane vene per gallate 14 here ne akt – akuze. Te kane hale ne sy more sh. Enver, po te te marrin te keqen.
    O na rrofsh pallen o i gjati yne. Po mos ki merak, sa me shume trashet zullumi aq me shume do ta hash, nuk shtyhet dot gjithe jeta me zullume…

  6. Te qifsha miliardat qe ke vjedh se dukesh per gjynof. Plaku im 80vjec me pension 20mij lek duket 10x me mire se ti.
    As leku nuk ju ngjit aq mbrapsh jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *