• |
ide | kryesore

Shkodër, i riu mbërrin në spital i plagosur me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër. Sipas policisë, 32-vjeçari Denis Muja është paraqitur në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Nga informacionet e para, dyshohet se ai ka mbetur I plagosur me armë zjarri në banesën e tij, në rrethana ende të paditura.

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *