• |
ide | kryesore

Tifozët e Liverpool të tërbuar me Klopp e lojtarët pas fitores me Newcastle: “Të pambrojtshëm”

-Instant, Sport
Liverpool



Liverpool arriti fitoren e dytë radhazi në Premier League kundër Newcastle. E megjithatë Klopp dhe lojtarët e tij përfunduan në qendër të polemikave për një kthim me avion për në Liverpool. Një gjest që tifozët nuk e kanë pëlqyer aspak. Komenti që shihet më së shumti në rrjetet sociale është: “Të pambrojtshëm”.

Zemërimi i tifozëve nuk lidhet me performancën në fushë apo sezonin në përgjithësi. Ata e kanë vetëm me faktin se skuadra, për t’u kthyer në Liverpool nga Newcastle, ka fluturuar me një avion privat. Dy qytetet janë pak a shumë 200 kilometra larg njëri-tjetrit. Për të përballuar transfertën, Liverpool kishte marrë autobusin e kompanisë. Por për t’u rikthyer ata vendosën të marrin me qira një çarter privat. Idea e Klopp ishte të mos i lodhte lojtarët në funksion të ndeshjes së Champions kundër Real Madrid, e planifikuar për nesër në mbrëmje.

Fluturimi zgjati vetëm 33 minuta dhe ngjalli zemërimin e tifozëve në rrjetet sociale. Opinioni publik në Angli është i gjithi në favor të kalimit në green nga ana e shoqërive, që marrin hapa për të reduktuar ndikimin e tyre mjedisor, duke filluar nga objektet sportive. Në veçanti, Liverpool është historikisht një nga klubet më miqësore me mjedisin. Reds u emëruan edhe klubi më green në Premier League pas një sondazhi kombëtar. Ishte gjithashtu klubi i parë që iu dha një certifikatë qëndrueshmërie nga Instituti Britanik i Standardeve.

ZGJEDHJA KUNDËR FILOZOFISË SË KLUBIT

Kështu, zgjedhja për të marrë një fluturim privat është edhe më serioze në dritën e historisë dhe filozofisë që Liverpool është përpjekur të tregojë në anën ekologjike. Fakti që tifozët kanë sulmuar në mënyrë kaq agresive një klub për një fluturim privat është një mesazh i qartë për futbollin modern. Sjelljet e këtij lloji do të tolerohen gjithnjë e më pak. Është më mirë që klubet të mendojnë për këtë përpara se të fillojnë protesta më serioze në lidhje me këto zgjedhje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *