• |
ide | kryesore

Kultivoi 1100 rrënjë kαnabis, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

Arkiva, Lajme



Shtetasi Gjon Kodraj është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë. 31-vjeçari, banues në Shkodër, është i akuzuar për kultivimin e rreth 1,100 bimëve kanabis në fshatin Pult të qytetit verior. Kodraj dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati. 10 persona nga grupi i tij u dënuan në vitin 2018 me 42 vite 5 muaj burg ndërsa 8 të tjerë u dënuan me 28 vite e 8 muaj burg por u lanë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *