• |
ide | kryesore

Përplasen dy mjete gjatë natës në aksin Fushë Krujë-Laç, plagosen pasagjerët

-Instant, Lajme, Të fundit
Sarandë, Bllok



Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Fushë Krujë-Laç. Një automjet me drejtues qytetarin me inicialet A.Z 37-vjeç ka përplasur një tjetër automjet me drejtues qytetarin me inicialet M.N. Të plagosura kanë mbetur dy pasagjeret, 44 vjeçarja E.P dhe e mitura 13 vjeçare K.P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak
Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *