• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon ‘arrest në shtëpi’ për gjashtë policë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pjerin



Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest shtëpie për 6 nga efektivët e Forcave Shqiponja në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Bëhet fjalë për punonjësit e policisë: Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Avokatja e familjes së Xhuvanit ka deklaruar se ka prova që 6 efektivët në fjalë kanë pasur dijeni për ekzistencën e furgonëve të SMV-së dhe faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur.

“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës së arrestit në shtëpi për 6 policët e forcave shqiponja. Rezulton se kanë pasur dijeni për ekzistencën e tre furgonave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës dhe për faktin se i pandehur Arbër Paplekaj ka qenë i pajisur me armë zjarri”, deklaroi ajo.



1 Comment

  1. Pse nuk i dekoroni per pune shembullore apo realizim deryre ? Ose te pakten gradojini , se nuk late kriminel e maskara qe ka punuar kundra ketij vendi pa graduar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *