• |
ide | kryesore

Tjetër alarm për bombà në Shkup, evakuohen disa shkolla

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet në Shkup janë vënë sërish në gjendje gatishmërie pas një tjetër alarmi për bomba që kërcënon për të dytën ditë radhazi vendin fqinj. Sipas të dhënave paraprake 32 shkolla në Shkup dhe 1 në Prilep janë evakuuar dhe kontrolluar imtësisht. Kjo pasi sot u dha një alarm përmes disa mesazheve elektronike.

Pas verifikimeve alarmi ka rezultuar fals, ndërkohë që autorët e këtyre kërcënimeve të sigurisë nuk janë identifikuar. Një ditë më parë, alarmi për bombë u dha për disa nga institucionet kryesore në Maqedoninë e Veriut, mes të cilave dhe presidenca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *