• |
ide | kryesore

Valbona Mema largohet nga shtëpia e “BBVA”

-Instant, F1, Paparazzi



Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme . Lajmi u bë i ditur nga ‘Vëllai i Madh’ përmes një zarfi që ua dërgoi banorëve. Në të thuhej se arsyeja e daljes së artistes  kishte të bënte me një familjar të sajin që kishte probleme shëndetësore.

“Për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”,lexoi Luizi njoftimin. “Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar që të fitojë më i miri. Ju dua shumë të gjithëve”.

Këngëtarja ndërkohë kërkoi disa herë të dilte nga shtëpia për shkak të trysnisë dhe presionit psikologjik. Nga ana tjetër, në spektaklin e së shtunës nuk do të largohet askush nga shtëpia. Në nominim ishin: Armaldo, Olta, Kristi, Tani dhe DeaMishel./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *