• |
ide | kryesore

Saimiri e paditi, reagon Egla: Prova për ngacmimin seksual nuk kam, por do bëj diçka

Arkiva, Lajme, Të fundit
Egla ceno



Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate. Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që sipas saj në atë kohë punonte në Top Albania Radio. Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

“Unë e ftoj Samirin të qetësohet me prononcimin që bën. Pa kaluar ne skenarë, regjisorë, aktorë etj. Unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtete saqë e kam kaluar nën lëkurën time. Marr përgjegjësi për gjerat që them. Mirë se të vijë gjykata. 

Unë sigurisht nuk do kem prova materiale, sepse një event i ndodhur para 25 vitesh i paregjistruar, kërkesë pune në një studio radio. Nuk ka prova, unë nuk kam shkuar aty për të regjistruar. Mund të bëj një gjë tjetër, që do ta mendoj mirë para se ta them. Unë jam përgjegjëse për atë që them”, – tha Ceno.

Deklarata e Egla Cenos u bë 4 ditë më parë kur ishte duke diskutuar me aktoren Julia Iliriani, e cila gjithashtu kishte pasur një përvojë të ngjashme.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë.

Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot” – tha Ceno.

Kjo deklaratë e aktores ka bërë që moderatori Saimir Kodra të reagojë ashpër, duke paralajmëruar padi për shpifje. Sipas tij, Egla duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.

“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” – tha Kodra. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Vetem ne Shqiperi e vene me shpatulla pas murit femren qe denoncon e i kerkojne prova. E per ke? Per dike qe duket qarte se vazhdon me te njejten sjellje, vetem duke pare si u drejtohet te ashtuquajturave velina. Shoqeri e paemancipuar.

    1. Sipas teje si duhet te veprojme, te besojme apriori dhe te marrim te mirqene cdo denoncim nga ana e femrave?
      Nje shtet ligjor ngrihet ne bazen e Ligjeve, te cilet e thone qarte qe nese nuk ka prova atehere eshte shpifje.
      Eshte fjala e saj kunder fjales se tije, nuk ka asnje prove dhe as nuk mund te vertetohet nese ka ndodh apo jo fakti. Aq me teper qe Kodra pretendon qe as nuk e njef fare dhe qe ngjarja e supozuar ka ndodhur para 20 vitesh, gje e cila per mendimin tim ia ul totalisht kredibilitetin kesaj.

      1. Sipas meje duhet pare se si trajtohen ne perendim keto raste. Lexo per rastin rastin e fundit te Trump dhe se si u detyruar te paguaje miliona dollare demshperblim, mbeshtetur vetem ne deklarimet e gruas denoncuese.

        1. Mos na e hap shume barkun me Perendimin. Ne Perendim i mesojne femijes qe ne cerdhe: Prindi 1, Prindi 2; qe eshte ok te kesh 2 mama, qe eshte ok te jesh gei, lezbike, apo ca jane keto te tjerat; i inkurajojne qe te kene martesa me rraca te tjera; etj etj.
          Une e shoh perdite degradimin dhe greminen ne te cilen shkon perendimi, prandaj mos ma mer perendimin si shembull mua.
          Per mua vlerat dhe parimet jane Universale, ca eshte e drejte eshte e drejte.
          Nje nga parimet baze te se drejtes eshte qe nuk mund te akuzosh njeri pa fakte, gjithashtu barra e proves i takon akuzuesit dhe jo e kunderta. Ne te kundert kthehemi tek drejtesia e turmes.
          Po pse mor car eshte Amerika, Zoti ne toke, qe ti po na e merr si etalon mates?
          Duket qe je totalisht i pa lexuar.
          Ik shko dhe lexo pak per cunin e Biden, per pislliqet qe ka bere ai, per laptopin e tij, per korrupsionin e tij ne Ukraine. A e di ti qe nje nga arsyet qe trampi po thote qe nuk do ta ndihmoi Ukrainen eshte se nuk ka praduar qe te hetoi cunin e Biden, kundershtarit te tij. Ik shko lexo pak per dhendrin e Trum, Kushnerin, i cili e ka baben ne burg per vjedhje. Ik shko lexo se ca i beri Trump Kuvajtit ne 2017 se refuzoi ti “dhuronte” ca Miliarde USD Kushnerit, etj etj…
          Amerika bashke me Europen jane totalisht te korruptuara deri ne palce.
          pastaj ti shiko Shqiperine, kush i shfrytezon puset tona te naftes? Sa taksa dhe detyrime kane paguar ato gjate ketyre viteve. Amerikanet i kane, me sakte kompanite e ish zyrtareve te larte atje, asnje kokerr leku nuk kane paguar, na zhvasin naften dhe nuk na japin asnje qindarke.

      2. Ca thu mor loqe. Kush eshte ai/ajo qe merr persiper nga hici te denoncoje dike qe se njef dhe ska patur te beje. E dyta ne cdo vend te botes ne raste te tilla dhunuesi i supozuar pezullohet nga aktiviteti publik deri ne sqarimin e gjerave. Nese klani do ta mbaje peshen e sajmirit per veprimet e tij te bera ne kohen qe punonte ne topmedia, bujrum le ta mbaje, por rruges mund te dalin denoncuese te tjera gje qe mund ta shkaterroje njehere e pergjithmone reputacionin e klanit ne pergjithsi dhe te stopit ne vecanti.

        1. Loqen ik shko fute atje ku je mesuar dhe te lezeton.
          Ik shko lexo. Ne bote ka me qindra raste te vertetuara qe femrat akuzojne kot per ngacmime apo dhe perdhunime. Mosha e akuzueseve varion nga 3 vjec deri ne 80 vjec.
          Edhe femijet e kopshit eshte e provuar qe kane akuzuar kot.
          Per mendimin tim, me aq sa kam degjuar une per te, madje kam pasur rastin ta takoj disa here personalisht, ai nuk eshte njeri i mire dhe ka shume mundesi te kete ngacmuar goca sa te duash.
          Por ky eshte vetem opinjon, i pa pazuar ne asnje fakt konkret dhe ai ka te drejten qe te mos paragjykohet, te mos damkoset apo ndeshkohet vetem ne baze te nje opinjoni.
          Nje Vend normal dhe nje shoqeri me sado pak integritet nuk mund ta lejoi kete gje.
          Duhen prova, per cdo akuze duhen prova.
          A e ke menduar ndonjehere ca do te ndodhte sikur te dalin 3-4 ish te dashura te tuat dhe te akuzojne ty per perdhunim? Sipas llogjikes tende ne duhet ti besojme ato apriori dhe te te rrasim ty ne burg!

  2. Paske bere mire qe sja ke « dhën » Sajmes ( nese vertet ta ka lypur) se do e kishte zene semundja e terbimit dhe e psikopatise qe ti mbart😂. Kisha pak konsiderate si aktore por qe kur hyri ne BBV dhe shfaq nje sjellje prej adoleshente e skizofrene, aha…..

  3. Si bën kjo saimira sikur eshte larry king….!
    Një copë patronazhiste je moj bushtër pragqirë.
    Qekur lehje ne top radion dhe top telen e ramëshurrës, që me miliardat e vjedhura nga bashkia….vendosi prestanome tan kurvin e ngordhure!
    Çështje çingiesh dhe prostitutash fillim e mbarim.

    1. Mbase dhe eshte, mbase jo, as nuk e di dhe as qe me intereson fare ta di.
      Çlidhje ka kjo me akuzat Cenos?
      Apo jeni mesuar ne Komunizem ku njerezit gjykoheshin nga biografia dhe morali???
      A ka ndonjë prove kjo për akuzat? A mund te provohen akuzat e saje? Nese jo atehere eshte fjala e saj kunder fjales se tije. Aq me teper qe Kodra pretendon qe as nuk e njef fare dhe qe ngjarja e supozuar ka ndodhur para 20 vitesh gje e cila per mendimin tim ia ul totalisht kredibilitetin kesaj.
      Kodra mund te jete plehre njeri dhe te kete ngacmuar 100 femra, por kjo nuk do te thote qe ne duhet ta marrim te mirëqene dhe te besojmë apriori cdo “denoncim” kunder tij aq me teper kur ai behet pas 20 vitesh.

  4. Dritë hijet e Saimir Kodrës janë që ai ka bërë punë shumë të mira me emisionin e tIj STOP, dhe kjo është dritan, kurse përsa i përket hijes, kjo nuk është hije por sterr i vërtetë që nuk ka dritë që e zbut. Unë i besoj Eglës dhe Saimiri duher bërë shembull për këtë. Nuk ka shanse që Egla të ketë gënjyer.

  5. Sajmir Kodra eshte nje gjobvenes i peshtire, nje bullizues e dhunues dhe eshte momenti i duhur i shoqerise dhe i shtetit per ta vene me shpatulla pas murit ket kokerr muti.

    1. Në radhë të parë kanë kaluar 25 vjet.
      Se dyti pse në atë hale shtëpi ku njerëz me probleme hyjnë!!!
      E i quajmë dhe Vipa!!!
      Shpalosin anët më të errëta e të këqija të qënies njerëzore!!
      Kuplara e vërtetë!!.
      Domosdo do jetë dhe shpifja e intriga me të ashtuquajturën ngacmim seksual!!
      Pa asnjë provë.
      Dhe ka guximin dhe vazhdon akoma a thua se i ngre pikë vetes!!!
      E se ka pasur një provokim të para 25 vitesh mund të vazhdohej ashtu sepse është diçka që s’mund të provohet dhe nëse gjykohet duhen prova që nuk janë dhe akuza për shpifje është e qartë.

      1. Femrat në Shqipëri, që janë njerëzit tanë, trajtohen ç’njerëzisht. Duhet të marrë fund kjo punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *